Edhe këtë e dëgjuam: Prishtina bëhet me 16 drejtori

Nga 13 drejtori sa kishte komuna e Prishtinës, me vendim të kryetarit Shpend Ahmeti kryeqyteti tashmë ka 3 drejtori më shumë. Komunës i është shtuar drejtoria e parqeve, ndërsa me ndarjen e dy drejtorive të mëhershme, janë formuar katër sosh. Me vendim të kryetarit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies është ndarë në dysh: drejtoria për […]
Nga 13 drejtori sa kishte komuna e Prishtinës, me vendim të kryetarit Shpend Ahmeti kryeqyteti tashmë ka 3 drejtori më shumë.
Komunës i është shtuar drejtoria e parqeve, ndërsa me ndarjen e dy drejtorive të mëhershme, janë formuar katër sosh.
Me vendim të kryetarit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies është ndarë në dysh: drejtoria për shëndetësi dhe drejtoria e mirëqenies sociale, raporton kallxo.com
Po ashtu, Drejtoria për Rini Kulturë dhe Sport, është ndarë në dy drejtori: atë të sportit dhe atë të kulturës.
Rrjedhimisht me ndarjen e këtyre drejtorive, nga dy në katër dhe shtimin e drejtorisë së parqeve, Komuna e Prishtinës tash e tutje do të ketë 16 drejtori.












