Edhe asamblist në Prishtinë, edhe shef i kabinetit të Kryetarit në Kamenicë

Edhe asamblist në Prishtinë, edhe shef i kabinetit të Kryetarit në Kamenicë

Nol Nushi, asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, nga sot do të jetë edhe shef kabinetit të kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastratit. Këtë e ka konfirmuar vet Noli Nushi, asamblist i grupit të pavarur të Kuvendit Komunal të Prishtinës, të cilët së fundi janë inkuadruar në Partinë Social Demokrate të Kosovës. “Po, është […]

Këtë e ka konfirmuar vet Noli Nushi, asamblist i grupit të pavarur të Kuvendit Komunal të Prishtinës, të cilët së fundi janë inkuadruar në Partinë Social Demokrate të Kosovës.

“Po, është plotësisht e vërtetë, sot do ta nënshkruajmë vendimin dhe nga sot e tutje besoj se ka me qenë aty”, tha Nol Nushi.

Ai thotë se sipas interpretimeve që i kanë parë, nuk çon peshë fakti që është edhe asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe tani shef kabineti në Komunën e Kamenicës.

“Në procedurat që i kemi parë ne është krejt e ligjshme sepse ky është emërim politik dhe i takon kryetarit të Komunës të vendos se kë dëshiron ai dhe në bazë të interpretimit tonë është i ligjshëm, por sigurisht që kemi kërku edhe interpretim tjetër nga instancat e tjera me pas përfundimisht nëse është e ligjshme apo jo”, tha tutje Nol Nushi.

Sipas tij, ka shumë punë në Komunën e Kamenicës dhe nuk e di nëse do të jetë deri në fund të mandatit në këtë pozitë apo për një kohë të caktuar.

Nushi nuk e sheh si problem faktin që tani do të jetë i kyçur në dy komuna si zyrtar.

Ai thotë se përkushtimi nuk do t’i mungojë.

“Punët janë të ndame dhe të natyrave të ndryshme, asambleja është njëherë në muaj, por unë besoj se duke i pasë parasysh kohën dhe aftësitë që i kam besoj se mundem me ia dal, sepse nuk janë dy detyra që munden me u përplasë shumë me njëra tjetrën. Me u marrë me problemet e Prishtiëns nuk ka nevojë edhe fort me qenë në Prishtinë sepse kam kontakt të vazhdueshëm me qytetarët edhe kështu besoj që kalojmë mirë”, tha në mes tjerash Nushi për Kallxo.com

Edhe vet kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati mandatin e kaluar ishte shef i asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, por pastaj u kthye në Kamenicë ku edhe u zgjodh kryetar komune.

Ditë më parë, u raportua se si Komuna e Kamenicës në dokumentet e saj ka përdorur logon institucionale të Komunës së Prishtinës.

Nga Komuna e Kamenicës kishin deklaruar se ka qenë gabim teknik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?