Time Kadriaj shkruan një status kritikues ndaj LDK-së, por vëmendjen e marrin gabimet drejtshkrimore

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj, është shprehur e ashpër duke shprehur keqardhje për, siç thotë ajo, anti-fushatën e disa zyrtarëve të LDK’së për liberalizim të vizave. Sipas Kadrijajt, zyrtarët e LDK’së kanë alarmuar ndërkombëtarët se në rast të liberalizimit, 100 mijë kosovarë do të ikin nga Kosova vetëm në atë ditë. “Është për keqardhje kur […]
Sipas Kadrijajt, zyrtarët e LDK’së kanë alarmuar ndërkombëtarët se në rast të liberalizimit, 100 mijë kosovarë do të ikin nga Kosova vetëm në atë ditë.
“Është për keqardhje kur nga zyrtarë ndërkombëtarë informohesh se zyrtarët e LDK-së supozojnë se atë ditë që Kosova i merr vizat 100. 000 qytetarë e lëshojnë Kosovën”, ka shkruar Kadrijaj.
Ndërkaq, ajo iu është drejtuar kolegëve nga LDK duke ua mësuar dy gjëra që, sipas saj, ata duhet t’i dinë.
Një është që ata duhet të jenë të vetëdijshëm që ndërkombëtarët ua transmetojnë atyre fjalët e LDK’së, dhe e dyta është kritikë, pasi sipas Kadrijajt vizat është dashur të hiqen në qeverisjen e kaluar.
Mirëpo, ndonëse Kadrijaj është shprehur e kujdesshme në gjuhën me ndërkombëtarët, ajo nuk është treguar dhe aq e mirë në gjuhën e saj. Në një shkrim dhjetëra fjalësh, ajo ra disa gabime drejtshkrimore, disa prej të cilave janë elementare.
Sidoqoftë, kritikë për këtë çështje ndaj LDK’së pati edhe kryeministri Haradinaj, mirëpo Lutfi Haziri e demantoi duke e thënë të kundërtën.













