​Rritet numri i personave të prekur nga alergjitë

​Rritet numri i personave të prekur nga alergjitë

Sa vjen e rritet numri i personave të prekur nga alergjitë e pranverës. Në Klinikën e Alergologjisë dhe Imunologjisë pranë QKUK-së, thonë se brenda ditës janë paraqitur deri në 78 pacientë me simptome të alergjisë. Arlind Jupolli nga Prishtina, bashkë me djalin e tij kishte ardhur në Klinikën e Alergologjisë për të bërë testin e […]

Arlind Jupolli nga Prishtina, bashkë me djalin e tij kishte ardhur në Klinikën e Alergologjisë për të bërë testin e alergjisë, pasi që dyshonin se kishin alergji ndaj polenit.

Testi i tyre rezultoi të jetë pozitivë, ndonëse ata probleme të tilla kishin edhe më parë.

Teshtima, rrjedhje të hundëve e kruajre të syve ishin disa nga simptomat me të cilat po manifestohej alergjia tek Jupolli dhe djali i tij.

Për dallim nga Jupolli i cili ka alergji në polen, Fikrie Ademi nga Prishtina po ballafaqohet me simptoma  alergjike për shkak të përdorimit të një medikamenti për heqjen e dhëmbëve.

Ajo për KosovaPress po ashtu tha se ajo asnjëherë më parë nuk ka pasur simptoma të alergjive e aq më pak të atyre me medikamente medicinale.

Se numri i prekurve nga alergjitë është shtuar e thotë edhe  alergologia në Klinikën  e Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike, Bardha Selmanaj Bislimi, e cila ka bërë të ditur se për 15 për qind këtë vit është rritur numri i pacientëve me alergji.

Tutje ajo shton se si pasojë e kushteve klimatike sivjet edhe simptomat e alergjisë janë më të fuqishme.

Doktoresha e kësaj klinike thotë se gjatë kësaj periudhe  brenda ditës klinikën e Alergologjinë e kanë frekuentuar deri në 80 persona, ku prej tyre 90 për qind kanë rezultuar se kanë probleme me alergji.

Sipas saj, këtë vit përveç lotimit të syve, teshtimave, kruarjve të veshëve, kollitjes, alergjitë po manifestohen edhe me asmë bronkiale.

Kurse, më të prekur nga alergjitë sezonale të pranverës janë fëmijët dhe adoleshentët.

Ajo ka këshilluar të gjithë qytetarët e Kosovës që nëse i kanë këto simptome të lartë cekura të drejtohen në institutin B, pranë Klinikës Alergologjisë dhe Imunologjisë për të kryer testin e  alergjisë me qëllim që të marrin trajtimin mjekësor me kohë.

Sezoni e alergjive nis nga muaji mars, por shtimi i numrit të pacientëve të prekur nga alergjia sipas alergologëve po ndodhë për shkak të temperaturave të larta që mbretëruan në muajin prill.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?