Lluka: Për ta shpëtuar Telekomin nga falimentimi, punëtorëve u ulen pagat për 40 për qind

Nga muaj i ardhshëm punonjësit e Telekomit të Kosovës do të marrin pagat 40 përqind më pak, këtë e ka konfirmuar ministri Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Kjo ulje e pagave, sipas ministrit Lluka do të ndodhë për ta shpëtuar Telekomin e Kosovës nga falimentimi. Ndërmarrjet publike janë duke operuar një pjesë e madhe me humbje. […]
Kjo ulje e pagave, sipas ministrit Lluka do të ndodhë për ta shpëtuar Telekomin e Kosovës nga falimentimi.
Ndërmarrjet publike janë duke operuar një pjesë e madhe me humbje. Rreth 11 prej 16 sosh, por me shqetësues për ministrin e MZHE-së, mbetet rasti i Telekomit dhe Postës së Kosovës.
Ministri Lluka në një intervistë për KosovaPress tha se lista e pagave të punonjësve për momentin është 27 milionë euro në vit për rreth 2.500 punonjës sa janë aktualisht, shumë kjo që është e pa përballueshme.
Këtë ide sipas tij, e ka shprehur haptas edhe kryeministri, sepse falimentimi ka pasoja shumë më afatgjate, duke përfshirë edhe largimin e punonjësve nga puna: “për të mos ardhur në atë situatë, secila pjesë e koalicionit, por edhe të opozitës e përkrahin një gjë të tillë”.
Ministri Lluka ndër të tjera ka thënë se ka edhe ndërmarrje tjera publike të cilat as nuk kanë shërbim, humbjet i kanë të vazhdueshme, siç janë p.sh Hekurudhat e Kosovës, që ka telashe jashtëzakonisht të mëdha për shkak të industrisë së hekurudhave që nuk është industri e zhvilluar.
Transporti i mallrave nuk është i madh dhe kjo sipas tij, është për t’u analizuar tash e tutje edhe për punësimet e vazhdueshme.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka folur edhe për investimet e huaja që po i mungojnë Kosovës, e që kanë marrë hov të madh në vendet e rajonit./KosovaPress/












