Gjendet një 30 vjeçar pa shenja jetë në Mitrovicë

Një person me inicialet D.XH, rreth 30 vjeçar nga Mitrovica është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 6:00 të mëngjesit në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti. Sipas tij, policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat për ndriçimin e plotë […]
Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
Sipas tij, policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat për ndriçimin e plotë të këtij rasti, ndërsa rasti është regjistruar si vdekje e dyshimtë.
Burime të KP’s bëjnë të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në litar dhe dyshohet se është vetëvrarë.












