Fatmir Sejdiu flet për prishjen e raporteve me Vjosa Osmanin

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka zbuluar pse i ka prishur raportet me deputeten Vjosa Osmani, që dikur ishte pjesë e ekipit të tij në Presidencë. “Nuk e quaj ftohje të raporteve”, është shprehur Sejdiu. “Ajo ka zgjedhur një qasje që asaj i duket e mirë, ta zëmë […]
Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka zbuluar pse i ka prishur raportet me deputeten Vjosa Osmani, që dikur ishte pjesë e ekipit të tij në Presidencë.
“Nuk e quaj ftohje të raporteve”, është shprehur Sejdiu.
“Ajo ka zgjedhur një qasje që asaj i duket e mirë, ta zëmë në Kuvendin e fundit”, ka treguar ai.
“I kam thënë që s’është mirë të jenë tre kandidatë për kryetar. Ajo ka thënë se është mirë, dhe ka kërkuar mbështetjen time”, ka zbuluar Sejdiu.
“I kam thënë se s’mund të jap mbështetje për një luftë që do ta humbësh”, ka shtuar ai.
“Isha shumë i bindur. Modeli i zgjedhjeve ishte i paarsyeshëm. Ishte diçka jo fort e pëlqyeshme”, ka thënë Sejdiu.












