​Daçiq ankohet për arrestimin e Gjuriqit, kërkon vazhdim të dialogut

​Daçiq ankohet për arrestimin e Gjuriqit, kërkon vazhdim të dialogut

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kërkesat e disa vendeve anëtare të OKB-së për ndërprerjen e mbajtjes së seancave të KS për Kosovën dhe mbylljen e punës së UNMIK-ut, duke thënë se situata në Kosovë vazhdon të jetë e brishtë. “E vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndrueshme është […]

“E vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndrueshme është dialogu dhe duhet të vazhdohet me këtë dialog, dhe KS duhet të ndihmojë për gjetjen e zgjidhjes dhe kjo është e rëndësishme për stabilitetin e tërë rajonit. Kërkesat për të ndryshuar mandatin e UNMIK-un realisht nuk ndihmojnë në arritjen e këtyre qëllimeve”, tha ai.

Daçiq tha se duhet të arrihen marrëveshje të nënshkruara me palën kosovare në Bruksel pa kushte shtesë. Ai iu ka referuar edhe raportit tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, tha se janë të shokuar nga vrasja e liderit serb Oliver Ivanoviq, autorët e vrasjes të të cilit ende nuk janë sjellë para drejtësisë ndonëse nga Prishtina zyrtare ishte premtuar se do të bëjnë çmos për zbardhjen e këtij rasti. Kryediplomati serb ka përmendur edhe rastin e arrestimit të Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës, duke e quajtur këtë ‘sjellje të pahijshme nga institucionet e Kosovës’. Ai ka thënë se arrestimi i paligjshëm i Gjuriqit, rrahja e tij dhe zvarritja e tij me një urrejtje nëpër rrugët e Prishtinës ishte poshtërim i paprecedent në historinë e diplomacisë.

“Si mund të ulet serish Gjuriq në tavolinën e bisedimeve pas një trajtimi të tillë”, tha ai, duke shtuar se nuk është e vërtetë se njoftimi për vizitën e tij është bërë me vonesë.

“Ky është akt provokimi që ka rrezikuar dialogun. Është një dëshmi për brishtësinë e situatës në Kosovë. Jemi zhgënjyer me mungesën e reagimit të shpejtë të BE-së”, është shprehur Daçiq.

Ai ka akuzuar edhe KFOR-in se ka mbyllur sytë para Policisë së Kosovës ndërsa ishte në aksion për arrestimin e Gjuriq, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?