E konfirmuar: Asteroidi nga një tjetër sistem yjor gjenden afër Jupiterit

Për herë të parë, një anëtar permanent i sistemit tonë solar është zbuluar se e ka origjinën tjetërkund Një vizitor permanent nga hapësira ndëryjore është zbuluar në sistemin tonë solar, kanë zbuluar astronomët – raporton Guardian. Ndërsa përplasjet me tokën të kometave dhe asteroideve brenda sistemit tonë solar mendohet se kanë sjellur materialet organike dhe […]
Një vizitor permanent nga hapësira ndëryjore është zbuluar në sistemin tonë solar, kanë zbuluar astronomët – raporton Guardian.
Ndërsa përplasjet me tokën të kometave dhe asteroideve brenda sistemit tonë solar mendohet se kanë sjellur materialet organike dhe ujin në mënyrë që të kishte jetë, ekspertët thanë se zbulimi i fundit sygjeron se trupa të tjerë jashtë sistemit tonë diellor kanë pasur një rol të madh poashtu – transmeton Periskopi.
“Do të ishte shumë interesante të shkonim dhe të observonim më shumë, e të kuptonim përbërjen e tij,” ka thënë dr.Fathi Namouni nga the Observatoire de la Cote d’Azur.
“Para [gjetjes së asteroidit] ne duhej të shpjegonim fenomenet e sistemit tonë diellor me objektet që janë në këtë sistem dhe që mendonim se ishin pjesë e tij gjithë kohën,” tha ai. “Tash ne kemi burime tjera të materialit që në të vërtetë e ndikuan sistemin tonë diellor – dhe kësisoj marrim vesh se sistemi ynë diellor nuk u rrit në izolim.”
Zbulimi i fundit është i pari i këtij lloji. “Oumuamua”, një asteroid që kaloi përmes sistemit tonë diellor më herët gjatë këtij viti, del të ishte thjehst një vizitor fluturak.
Ky asteroid u zbulua në fund të vitit 2014, dhe ekspertët menjëherë e kuptuan se ai po udhëtonte rreth diellit në drejtim të kundërt me planetet. /Guardian/Periskopi












