Drejt riprodhimit të trurit të neandërtalit

Drejt riprodhimit të trurit të neandërtalit

Një grup shkencëtarësh e biologësh gjermanë janë në fazën e fundit të procesit për “riprodhimin” e trurit të neandërtalit. Bëhet fjalë për një punë kërkimore të Departamentit të Gjenetikës në Institutin Max Planck në Leipzig. Udhëheqësi i këtij studimi, Profesor suedez, Svante Paabo thotë se neandertalet e zhdukur kanë qenë speciet më të ngjashme me […]

Një grup shkencëtarësh e biologësh gjermanë janë në fazën e fundit të procesit për “riprodhimin” e trurit të neandërtalit.

Bëhet fjalë për një punë kërkimore të Departamentit të Gjenetikës në Institutin Max Planck në Leipzig.

Udhëheqësi i këtij studimi, Profesor suedez, Svante Paabo thotë se neandertalet e zhdukur kanë qenë speciet më të ngjashme me njeriun modern dhe shembulli më i mirë për t’u krahasuar.

Në muajt në vijim puna do të përqendrohet tek fijet e vogla të indeve, të njohura si organoidet e trurit, që do të rriten nga qelizat njerëzore që janë ndërtuar për të përmbajtur versionet e neandertalizuara të disa gjeneve.

Organoidet, në fazat fillestare janë të paafta për mendime apo ndjenja dhe konsiderohen si kopje të strukturave themelore të një truri të maturuar. Pikërisht, duke shfrytëzuar këto, grupi i studiuesve gjermanë shpreson që për herë të parë të shpjegojë dallimet biologjike mes trurit të njeriut të sotëm dhe të atij të neandertalit.

“Kërkojmë të verifikojmë nëse mund të gjejmë dallime thelbësore në funksionimin e qelizave nervore, që mund të na hedhin dritë të kuptojmë se përse njerëzit janë kaq të veçantë”, thotë Paabo.

Kodin e gjenomit të neandërtalit që po shfrytëzohet në këtë eksperiment, shkencëtarët gjermanë e kanë marrë nga një zbulim i vitit 2010 nga katër skelete femrash të gjetur në Europë, që sipas analizave me karbon, rezultojnë të kenë jetuar të paktën 70 mijë vite më parë.

Në studimet e mëhershme krahasimore të këtij kodi, studiuesit kanë përcaktuar se që të gjithë joafrikanët sot të zotërojnë 14 për qind të ADN-s së Neandertalit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?