Diplomati e krahason veten me James Bondin

Oswald Gantois, që akuzohet se po e ndihmon Rusinë, tha që “çdo diplomat duhet të jetë pak spiun” Një diplomat belg që e kishte spiunuar vendin e tij për Rusinë për 25 vjet, ka thënë se është sillur për goxha shumë kohë si të ishte James Bondi, përcjell Periskopi. Gantois, 63 vjeç, po akuzohet se […]
Oswald Gantois, që akuzohet se po e ndihmon Rusinë, tha që “çdo diplomat duhet të jetë pak spiun”
Një diplomat belg që e kishte spiunuar vendin e tij për Rusinë për 25 vjet, ka thënë se është sillur për goxha shumë kohë si të ishte James Bondi, përcjell Periskopi.
Gantois, 63 vjeç, po akuzohet se i ka çuar informacione KGB-së dhe organizatës që e pasoi SVR-së, në mënyrë që Kremlini t’i përdorte për të krijuar letra false dhe identitete të rreme për agjentët e saj.
Rasti kundër ish-konsullit, që kishte punuar në ShBA, Indi, Japoni, Portugali dhe Algjeri gjatë karrierës së gjatë, ishte ndërtuar duke përdorur agjentë të fshehtë, pas muajsh të tërë përcjelljeje, me mjete përgjuese.
Gantois, ka thënë se kurrë nuk ka marrë para për ato që iu ka thënë rusëve. “Kurrë nu kkam pranuar para… kurrë nuk kam zbuluar sekrete shtetërore,” tha ai. “Jam i drejtë me veten dhe kaq më mjafton. Ky rast më ka shkatërruar karrierën. Në sytë e hetuesve isha fajtor që prej fillimit.
Verdikti për të do të bëhet më 13 qershor./Periskopi












