‘Diabeti është i pamëshirshëm, kujdes nga mjekët alternativ si Hetem Ramadani’

‘Diabeti është i pamëshirshëm, kujdes nga mjekët alternativ si Hetem Ramadani’

Mjeku farmakolog klinik, Elton Bahtiri, në një intervistë për Periskopin, ka folur për mundësinë e shërimit të sëmundjeve të ndryshme, siç janë diabeti, kanceri e të tjera, pa medikamente mjekësore, ashtu siç ka pretenduar ‘mjeku alternativ’, Hetem Ramadani. Bahtiri edhe njëherë ka hedhur poshtë pohimin e Ramadanit se sëmundja e diabetit është e shërueshme. Sipas […]

Bahtiri edhe njëherë ka hedhur poshtë pohimin e Ramadanit se sëmundja e diabetit është e shërueshme.

Sipas tij, janë disa faktorë që e mbajnë nën kontroll këtë sëmundje, për të cilën thotë se nuk ka shërim.

“Prezantimet e tij nuk kanë ndonjë bazë shkencore. Janë fare të padëshmuara. Madje edhe tek mjekët ka kufizime të përgjegjësisë profesionale. Këto sëmundje nuk mund t’i trajtojnë njerëzit kushdo qofshin, që nuk kanë lidhje me mjekësinë”, ka thënë Bahtiri, duke aluduar në Ramadanin.

Ai ka folur edhe për rastet të cilat Hetem Ramadani po i paraqet si suksese të tij.

Ramadani ka paraqitur raste të një fëmije dhe të një vajze nëntë vjeçare të sëmurë nga diabeti, të cilët kanë vazhduar trajtimin pa insulinë e barna antidiabetike.

“Te tipi 1 nëse është fjala për raste të sapo diagnostifikuara, ekziston një periudhë që quhet si periudha e muajit të mjaltit, kur ka filluar të bie prodhimi i insulinës, por megjithatë ka rezervë pankreasi të prodhimit të brendshëm të insulinës dhe këshillat dietare mund të ndihmojnë që kërkesa për insulinë të bie, por kjo nuk i bie që sëmundja është shëruar. Kjo është gabim. Edhe ne japim këshilla dietare dhe mundohemi që përmes përmirësimit të stilit të jetës të reduktojmë insulinën, sepse duke dhënë këshilla dietare dhe insulinë rrisin cilësinë e jetës së tyre. Parandalojmë komplikimet e hershme. Nuk guxojmë që ngjallim shpresa as te pacientët as te familjarët që sëmundja është shëruar, sepse kjo është joreale dhe mund të kushtojë me shfaqje të komplikimeve”, ka deklaruar tutje Bahtiri.

Në cilësinë e një specialisti, ai flet edhe për dietën që po rekomandohet nga Hetem Ramadani për të sëmurët me diabet.

“Sipas dietës që po rekomandon ai, është dietë ketogjene, që bazohet më shumë në konsumim të yndyrave e të proteinave, më pak të karbohidrateve. Kjo ndikon pak, por duhet ta kuptojmë që sëmundja e diabetit nuk trajtohet vetëm për dy javë e dy muaj, por kërkohet impenjim për tërë jetën. Sëmundja del nga binarët, nëse pacienti nuk përmban rregullat. Duhet pasur kujdes dhe duhet këshilluar tërë kohën me dietologun”, shton ai.

Ai ka folur edhe për pretendimet e Ramadanit se diabeti është bazë për shkaktimin e shumë komplikimeve të tjera shëndetësore, me të cilat përballen njerëzit.

“Diabeti nuk ndikon aq shumë sa mundet me ndiku obeziteti apo mbipesha, pastaj edhe konsumimi i ushqimeve që përmbajnë shumë kalori. Shumë sëmundje faktorin e rrezikut e kanë të përbashkët, por jo që diabeti është bazë për sëmundje. Te diabeti vërehet një rritje e frikshme e numrit të të sëmurve. Sot është katërfishuar numri i të sëmurve. Deri në 2040 mundet me arrit deri në 600 milionë njerëz. Në bazë të dëshmive mjekësore në dispozicion, kjo sëmundje nuk është e shërueshme. Diabeti është i pamëshirshëm, dinë të dëmtojnë sytë, veshkat, enët e gjakut e të jap komplikime të zemrës. Si sëmundje mund të mbahet nën kontroll me terapi, por shërimi i mbetet të ardhmes”, deklaron tutje Bahtiri.

Ai ka komentuar edhe pohimet e Ramadanit se antibiotikët janë kancerogjenë dhe nuk duhet të përshkruhen nëpër terapi.

“Antibiotikët që mund të shkaktojnë tipe specifike të kancerit, janë eliminuar. Nuk mund të nxjerrim konstatime të tilla. Edhe mjekët duhet të inspektohen kur japin terapitë. Për shembull, nëse një mjek brenda orarit ka dhënë 35 herë të njëjtin antibiotikë, duhet të inspektohet sepse mund të ketë edhe lidhje të dyshimta me kompani farmaceutike. Ka tipe të ndryshme të kancerit dhe terapitë për to dallojnë. Terapitë për kancer janë të rënda. Disa i tolerojnë lehtë, por shumica i durojnë më vështirë. Citostatikët i vënë në shënjestër që shumohen shpejtë, andaj u krijojnë ndjenja të pakëndshme. Nuk mund të themi se ka alternativë tjetër përveç trajtimit me barna edhe radiologji”, deklaron ai.

Ai përmenden rastet kur në klinikë kanë shkuar pacientë të sëmurë nga diabeti, me komplikime shëndetësore.

“Ka raste kur pacientët vinë me komplikime shëndetësore në klinikë. Për shembull ka raste kur mungon insulina, që vie nga ministria e shëndetësisë. E në mungesë financiare, pacientët nuk e marrin, ndërsa sasia e sheqerit rritet aq shumë, saqë pacientët detyrohen të shtrihen në spital, për t’u trajtuar. Trajtimi i sëmundjes së sheqerit është i mundur. Në këtë ndikojnë barnat, insulina, stili i shëndetshëm i jetës, aktivitetet fizike, pacientët duhet të jenë të durueshëm, duhet të jetë të disiplinuar”, përfundon ai./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?