Detaje nga plagosja në Prishtinë, ja si ndodhi gjithçka

  Një punëtor i fabrikës së betonit “Titan Beton” ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm afër vendit të tij të punës. Sipas njërit prej punëtorëve në këtë fabrikë, kolegu i tij i punës ka hyrë për të qetësuar situatën mes dy personave aty afër rrugës dhe njëri prej tyre e ka plagosur atë në […]

Një punëtor i fabrikës së betonit “Titan Beton” ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm afër vendit të tij të punës.

Sipas njërit prej punëtorëve në këtë fabrikë, kolegu i tij i punës ka hyrë për të qetësuar situatën mes dy personave aty afër rrugës dhe njëri prej tyre e ka plagosur atë në këmbë, raporton Indeksonline.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën ndërsa dy personat e dyshuar janë arrestuar.

Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhet policia e Kosovës e cila është duke u marrë me hetimet.

Më parë rastin  kishte konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Sipas informatave fillestare një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy arme”, ka thënë ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?