Dëshmia e të akuzuarës: Prokurori më tha ‘afër drurit të thatë, digjet edhe i njomi’

Dëshmia e të akuzuarës: Prokurori më tha ‘afër drurit të thatë, digjet edhe i njomi’

E akuzuara për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Florije Tahiri, zyrtare në Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjatë dhënies së mbrojtjes teksa u përgjigjej pyetjeve të avokatit të saj Kujtim Kërveshi tha se në këtë proces gjyqësor fillimisht ka qenë në cilësi të dëshmitares ndërsa më vonë është shndërruar në cilësi të të akuzuarës. Kjo […]

Kjo ndodhi për shkak të, siç tha ajo, nuk kishte vepruar ashtu siç i ishte kërkuar nga prokurori i rastit Admir Shala.

“Nëse nuk ma bjen ndonjë emër brenda javës atëherë do të kthehesh në të akuzuar dhe do të ngritët aktakuzë ndaj teje. Pranoje fajin dhe do të lëmë si dëshmitare”, tha e akuzuara t’i kishte thënë prokurori.

Ajo tha se prokurorit i ishte përgjigjur se do e pranonte fajin nëse do të dinte se çfarë të pranonte.

“Herën tjetër diku mendoj që është në janar, më ka thirrë dhe më ka thënë se tash veç je e dyshuar. Atëherë kam shkuar dhe e kam thirre Kujtimin. Më tha pse po merr avokat a po e ndjen vetën fajtore? I thash jo por kur je e dyshuar duhet me e ditë edhe avokati. ‘Afër drurit të thatë digjet edhe i njomi më tha prokurori Admir Shala’”, deklaroi e akuzuara Tahiri t’i kishte thënë prokurori Shala po në prani të mbrojtësit të saj Kujtim Kërveshit, fjalë të cilat tha se ia ka përsëritur edhe atëherë kur kishte shkuar që ta kërkonte dosjen e aktakuzës.

“Çfarë emri dhe për çfarë arsye e kërkoi prokurori atë emër me ia siguru ti?”, e pyeti të akuzuarën anëtarja e trupit gjykues, gjyqtarja Alltene Musliu.

Në lidhje me çka e akuzuara u përgjigj se prokurori kishte menduar se dikush u kishte thënë anëtareve të komisionit që t’i merrnin fletë-peshat dhe t’i nënshkruanin në zyrë edhe pa qenë prezentë gjatë matjes së barërave.

“Por unë edhe atëherë unë jam përgjigjur se është e vërtetë që i kam nënshkruar në zyrë por jo në zyrën time por në zyrë ku ka qenë monitori në KMI”, tha ajo duke shtuar se ka qenë gjithherë e pranishme gjatë matjes së barërave përpos dy rasteve për të cilat tha se ka munguar dhe për shkak se nuk ka qenë e pranishme gjatë matjes nuk i ka nënshkruar ato fletë-pesha.

Ndërsa kur u pyet nga prokurorja speciale Florije Shamolli nëse kishte pasur raste që ndonjëra nga anëtaret e tjera të komisionit të kishte munguar ndonjëherë, por të kishte nënshkruar më pas fletë-peshën ajo u përgjigj se nuk e di nëse të njëjtat në rast të mungesës pastaj t’i kenë nënshkruar fletë-peshat.

E akuzuara Tahiri tha se si anëtare e komisionit nuk ka pasur detyra dhe përgjegjësi të përshkruara.

“Në takimin e parë që jemi takuar me Valentinën, kryetaren e komisionit, e kam pyetur për dokumente. Nuk ka pasur ndonjë përshkrim të detyrave. Më ka thënë se kemi me shku me e bë matjen e barërave me afat të skaduar, monitorimin e skadimit të tyre, heqjen nga ambalazhi dhe asgjësimin”, tha ajo.

Në fund e akuzuara deklaroi se nga ky projekt i asgjësimit nuk ka përfituar asgjë. Përkundrazi ajo tha se është dëmtuar ngase që nga muaji maj i vitit 2015 është e papunë, përkundër faktit se sipas saj punën është munduar ta kryejë me dinjitet dhe përgjegjësi të plotë duke e zbatuar ligjin dhe udhëzimet administrative në fuqi.

Seanca e radhës do të mbahet më 28 maj, ku pritet që mbrojtjen ta japë e akuzuara tjetër Remzije Thaçi.

Gjykimi i ish-sekretarit dhe zyrtarëve të MSh-së është rast i shënjestruar për liberalizimin e vizave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?