Deputeti i LDK’së kërkon zgjedhje, thotë se PDK e VV do të mbesin në opozitë

Deputeti i LDK’së kërkon zgjedhje, thotë se PDK e VV do të mbesin në opozitë

  Ismet Beqiri i LDK’së ia ka shuar shpresat Glauk Konjufcës të Vetëvendosjes se partia e tyre në zgjedhjet e ardhshme do të dalë e para. Për deputetin e LDK’së është e sigurt se vetëm subjekti i tyre do të jetë fitues. Madje ky zyrtar i LDK’së vazhdon ta shohë Vetëvendosjen edhe më tutje në […]

 

Ismet Beqiri i LDK’së ia ka shuar shpresat Glauk Konjufcës të Vetëvendosjes se partia e tyre në zgjedhjet e ardhshme do të dalë e para. Për deputetin e LDK’së është e sigurt se vetëm subjekti i tyre do të jetë fitues. Madje ky zyrtar i LDK’së vazhdon ta shohë Vetëvendosjen edhe më tutje në opozitë. E bashkë me të edhe PDK’në. Partia e Mustafës nuk heq dorë nga caktimi i datës për zgjedhje.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’i harrojë të këqijat që i ka bërë Vetëvendosje gjatë kohës kur në qeverisje ishte Isa Mustafa. Rrjedhimisht as nuk do të dojë të bëjë koalicion me këtë parti.

Kështu e thotë haptazi sekretari i përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri. Kësisoj ky deputet i Mustafës ia ka dhënë përgjigjen Konjufcës së Vetëvendosjes, i cili tha se në zgjedhjet e reja do të dalin të parët, duke lënë mundësinë e koalicionit me partinë që dikur e gjuante me vezë për shkak të demarkacionit.

“Fillimisht, po e heq merakun, se VV nuk do të dalë e para. LDK do të jetë e para. Të gjithë parametrat tregojnë se LDK është e para. Për të tjerat mbesim të vendosim. Disa duhet të ndërrojnë sjelljet dhe kursin. LDK nuk është e lehtë të harrojë sjelljen e deputetëve të VV’së që i kanë bërë dëme të mëdha vendit. Ata duhet të heqin dorë nga dhuna dhe çfarë kanë bërë në raport me institucionet dhe LDK’në”,  tha Beqiri, të shtunën, për Gazetën Express, duke ia vendosur vijat e kuqe partisë së Albin Kurtit.

Megjithatë, sekretari i LDK’së thekson se në fund është partia ajo që vendosë për partner koalicioni, edhe pse beson që pas zgjedhjeve partia e tij as që do të ketë nevojë për koalicione të mëdha.

“Mendoj se LDK dhe e kam bindje pas zgjedhjeve nuk do të ketë nevojë për koalicione të mëdha. Koha ka ardhur që PDK të jetë në opozitë bashkë me VV. Por, nuk është imja me dhanë përgjigje për koalicionin tonë paszgjedhore me partitë që janë opozitare”, ka sqaruar Beqiri.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, iu kishte dërguar letër krerëve të partive politike, duke i ftuar ata në një tryezë, ku do të dakordoheshin për datën e zgjedhjeve të parakohshme. Në tryezën ku morën pjesë të gjitha partitë u vendos që të mbahen tryeza në rotacion për të bashkëpunuar rreth temave me rëndësi për vendin, rrjedhimisht edhe caktimin e datëspër zgjedhjet e reja.

Për këtë situatë, Beqiri tha se qëllimi dhe vullneti i mirë i LDK’së është të provojë të arrijë marrëveshje rreth temave të mëdha nga ata që nuk kanë votë për t’i çuar përpara, dhe pastaj të caktohen edhe zgjedhjet. Paralajmëron se nëse po tentohet të blihet kohë nga partitë tjera ata do të nisin mocionin.

“Ne nuk do të presim në pafundësi. Ne do të kalojmë në fazën tjetër të veprimit. Përgatitja për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë aktuale. Edhe pak do të presin, eventualisht, ndonjë parti tjetër të thërras tryezën. Këtë mundësi e ka Aleanca dhe Nisma. Ose edhe ndonjë subjekt tjetër. Nëse s’ka rezultat dhe është tentim për të blerë kohë ne do të shkojmë me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Hardianjt”, deklaroi Beqiri.

Ndërkaq e ka bërë të qartë se LDK nuk do të heq dorë nga caktimi i datës së zgjedhjeve nacionale.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?