Delawie: SHBA është kundër shkëmbimit të territoreve

Delawie: SHBA është kundër shkëmbimit të territoreve

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka paralajmëruar se raundi final i dialogut Kosovë –Serbi do të filloj shumë shpejt. Gjatë një interviste për RTV Dukagjini, ambasadori amerikan ka theksuar se viti 2018 duhet të jetë vit i suksesit të dialogut. “Mendoj se ka gjëra që janë pozitive në dialog, mirëpo të dyja palët janë të obliguara […]

Gjatë një interviste për RTV Dukagjini, ambasadori amerikan ka theksuar se viti 2018 duhet të jetë vit i suksesit të dialogut.

“Mendoj se ka gjëra që janë pozitive në dialog, mirëpo të dyja palët janë të obliguara që t’i kryejnë obligimet që tashmë i kanë marrë. Unë mendoj se 2018-ta duhet të jetë viti i suksesit të dialogut, të ecet përpara në marrëdhënien Kosovë-Serbi dhe të bëhet një përparim”, ka thënë Delawie, shkruan Telegrafi.

Ambasadori Delawie më tej ka theksuar se partitë politike duhet të flasin rreth asaj se si do të jenë marrëdhëniet me Serbinë në të ardhmen.

“Mendoj se gjatë muajve të fundit kemi parë që partitë politike po flasin, dhe mendoj se kjo është shumë e mirë për situatën politike, sa i përket dialogut është e rëndësishme që partitë të flasin se si do të duken marrëdhëniet me Serbinë në të ardhmen”, u shpreh Delawie.

Duke folur rreth idesë së shkëmbimit të territore si opsion që Serbia ta njoh Pavarësinë e Kosovës, ambasadori amerikan ka theksuar se SHBA-të nuk e përkrahin një ide të tillë, dhe asnjë ide tjetër që do të sillte më shumë probleme sesa zgjidhje.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve mendoj se e bllokon mendimin kreativ të të dyja palëve se si të arrihet të një zgjidhje përfundimtare, ne nuk e mbështetim shkëmbimin e territorit e as idetë që do të shkaktonin më shumë probleme sesa zgjidhje”, tha Delawie.

Ai më tej shtoi se themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk e sheh si kërcënim për Kosovën, por mundësi e mirë për rritje të stabilitetit dhe mirëkuptimit në ato vende ku kanë munguar

Ambasadori tutje shtoi se sundimi i ligjit është prioritet dhe Qeveria duhet të punoj për këtë

“Është shumë më rëndësi që politikanët kosovarë pa marrë parasysh se a janë në Qeveri, a janë shërbyes civil apo në Kuvend duhet të zotohen që po punojnë për shtetin dhe popullin e Kosovës e jo për kushëririn, mbesën apo këdo tjetër”, u shpreh Delawie.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?