Delawie: Gjykata Speciale do të akuzojë vetëm individë, e jo grupe etnike

Delawie: Gjykata Speciale do të akuzojë vetëm individë, e jo grupe etnike

Ambasadori amerikan, Greg Delawie në një intervistë dhënë mbrëmë për RTV Dukagjinin ka thënë se viti 2018 duhet të jetë vit i suksesit në dialog, të ecet para në raportet Kosovë-Serbi si dhe të përqendrohen në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Ambasadori Delawie në këtë intervistë ka folur për shumë çështje, duke përfshirë edhe Gjykatën […]

Ambasadori amerikan, Greg Delawie në një intervistë dhënë mbrëmë për RTV Dukagjinin ka thënë se viti 2018 duhet të jetë vit i suksesit në dialog, të ecet para në raportet Kosovë-Serbi si dhe të përqendrohen në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Ambasadori Delawie në këtë intervistë ka folur për shumë çështje, duke përfshirë edhe Gjykatën Speciale.

“Jack Smith, një amerikan, është caktuar kryeprokuror special para një jave e ca. Mendoj se kjo është pozitive dhe mendoj se kjo shpreh përkushtimin amerikan të vazhdueshëm për Gjykatën. Mendoj se është me rëndësi të kuptohet se Gjykata do të gjykojë individë të akuzuar për krime. Nuk do të gjykojë grupe etnike apo anëtarë të organizatave e ngjashëm. Mendoj se është shumë me rëndësi që Kosova ta mbajë zotimin e saj për ta ndihmuar Gjykatën Speciale për ta përmbushur misionin e saj. Mendoj se duhet të punohet për këtë”, thotw ai.

“Mendoj se është me rëndësi që proceset politike të vijojnë, që zyrtarët qeveritarë ta kryejnë punën për të cilën njerëzit i paguajnë. Nuk e di se kur do ta marrë hapin e ardhshëm Gjykata Speciale, s’kam ide. Nuk është çështje diplomatike, është çështje e sundimit të ligjit. Sigurisht nuk dua t’i jap askujt asnjë shkas për të mos e kryer punën për popull. E kam dëgjuar këtë arsyetim dhe jam i zhgënjyer me këtë arsyetimin se meqenëse Gjykata Speciale ka mundësi të bëjë diçka, ne duhet ta ndalojmë punën A, B apo C. Mendoj se është gjëja e gabuar për ta bërë. Mendoj se njerëzit duhet ta bëjnë punën për të cilën paguhen dhe ta bëjnë atë tash. Diçka tjetër që mendoj se është e lidhur me Gjykatën Speciale ose të paktën ndërlidhet me luftën: mendoj se duhet të ketë përpjekje për të ndërtuar konsensus kombëtar rreth asaj çka ka ndodhur në të kaluarën, për tu marrë me çështjen e të pagjeturve, me çështjen e pajtimit. Lufta ka përfunduar qe një kohë tashmë, nuk mund t’i zgjidhni fqinjët, duhet të jetoni me fqinjët tuaj dhe të jetoni edhe me fqinjët në vendin tuaj. Është me rëndësi të lëvizet përpara në çështjet e tilla”, ka thwnw Delwaie.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?