Deklarata e Sofjes me 17 pika – mbështetje për rajonin

Deklarata e Sofjes me 17 pika – mbështetje për rajonin

  Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare të BE, në konsultim me partnerët nga Ballkani Perëndimor, sot miratuan Deklaratën e Sofjes në 17 pika. Aty përsëritet mbështetja e qartë ndaj perspektivës evropiane të rajonit dhe përvijohen detyrat dhe parimet që palët duhet të përmbushin gjatë procesit të integrimeve evropiane. Është miratuar edhe aneksi i […]

 

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare të BE, në konsultim me partnerët nga Ballkani Perëndimor, sot miratuan Deklaratën e Sofjes në 17 pika.

Aty përsëritet mbështetja e qartë ndaj perspektivës evropiane të rajonit dhe përvijohen detyrat dhe parimet që palët duhet të përmbushin gjatë procesit të integrimeve evropiane.

Është miratuar edhe aneksi i Deklaratës në lidhje me forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“BE mirëpret angazhimin e përbashkët të partnerëve të Ballkanit Perëndimor në vlerat dhe parimet evropiane të Evropës stabile dhe të bashkuar, të mbështetur nga lidhjet tona historike, kulturore dhe gjeografike dhe interesat tona të përbashkëta politike, të sigurisë dhe ekonomike”, thuhet në pikën e parë të këtij dokumenti. Duke rikujtuar samitin e Selanikut të vitit 2003, BE përsërit mbështetjen e vet të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Bazuar në progresin që është bërë, partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmojnë angazhimin e tyre ndaj perspektivës evropiane si zgjedhje të fortë strategjike dhe intensifikojnë përpjekjet e tyre dhe mbështetjen e ndërsjellë. Besueshmëria e këtyre përpjekjeve varet nga informata të qarta nga publiku,” thuhet në Deklaratë. Po ashtu, thuhet se BE është e vendosur të forcojë dhe intensifikojë angazhimin në të gjitha nivelet për të mbështetur transformimet politike, ekonomike dhe shoqërore të rajonit, duke përfshirë ndihmën në rritje, në bazë të përparimit të bërë nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave socio-ekonomike. “BE mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në sundimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeverisjen e mirë dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të dre jtave të pakicave”, thuhet më tej në Deklaratë, duke shtuar se po ashtu zbatimi efektiv i reformave bazohet në këto çështje, dhe se shoqëria civile dhe mediat e pavarura luajnë një rol kyç në procesin e demokratizimit. BE mbështet përkushtimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë me vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin reciprok.

“Kjo përfshin, në veçanti, gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve definitive, gjithëpërfshirëse dhe detyruese ndaj mosmarrëveshjeve të tyre dypalëshe, të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës, si dhe përpjekje të mëtejshme për pajtim”, thuhet ndër tjera në Deklaratë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?