Dardan Molliqaj tregon kënd e donin për kryetar të VV’së

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur rreth konfliktit për kryetar të Vetëvendosjes që ka pasur me Albin Kurtin. Ai ka thënë se arsyeja kryesore e përplasjes në Vetëvendosje ka qenë kandidimi i Albin Kurtit për kryetar të partisë. Molliqaj thotë se ai vetë nuk ka pretenduar asnjë post udhëheqës në VV, por ka […]
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur rreth konfliktit për kryetar të Vetëvendosjes që ka pasur me Albin Kurtin.
Ai ka thënë se arsyeja kryesore e përplasjes në Vetëvendosje ka qenë kandidimi i Albin Kurtit për kryetar të partisë.
Molliqaj thotë se ai vetë nuk ka pretenduar asnjë post udhëheqës në VV, por ka dashur konsensus dhe racionalitet brenda partisë.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i VV’së thotë se ai dhe të dorëhequri e tjerë kanë qenë për një zgjedhje të mesme për kryetar të partisë, dhe thotë se Glauk Konjufca ka qenë favoriti i tyre për t’u zgjedhur kryetar.












