Dalin detaje se si shqiptarët futën 400 milionë euro kokainë në Gjermani

Dalin detaje se si shqiptarët futën 400 milionë euro kokainë në Gjermani

Zbulohen detajet e mekanizmit se si vepronte një organizatë kriminale shqiptare, e cila besohet se mundësoi futjen në Gjermani të 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milion euro. Në fletëarrestin e lëshuar nga policia e landit të Bavarisë renditet e gjithë dinamika e këtij super operacioni kriminal ku ishin përfshirë 13 shtetas shqiptarë tashmë […]

Në fletëarrestin e lëshuar nga policia e landit të Bavarisë renditet e gjithë dinamika e këtij super operacioni kriminal ku ishin përfshirë 13 shtetas shqiptarë tashmë të arrestuar, njofton Report.tv.

Disa prej 13 anëtarëve të këtij grupi kriminal udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë Greenyard e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identikuar nga policia.

Fletë arresti ku janë renditur akuzat nis me shpjegimin e marrjes së Kokainës nga magazinat e firmës Greenyard. Policia gjermane më tej në fletearrestet e lëshuara tregon përbërjen e këtij grupi kriminal.

Ne disa raste, thuhet se anëtaret e grupit vepruan ne përputhje me marrëveshjet e tyre, ne menyre te tille qe kokaina te transportohej e fshehur ne kutite e bananeve me ane te detit drejt Hamburgut.

Policia e Bavarisë: “Më 25.04.2018 rreth orës 00:05, të dy fajtorët në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët janë punëtorë të rmës Greenyard, morën nga magazinat e rmës Greenyard në Hamburg , një sasi deri tani të panjohur kokaine, rreth 180 kg dhe e ngarkuan atë përfundimisht në makinën tip Opel Vivaro.

Makina tip Opel-Vivaro drejtohej nga të akuzuarit Mevlan Beca dhe Granit Bajrami. Kokaina ishte futur nga porti i Hamburgut, në Republikën Federale Gjermane nga grupi, pa e përcaktuar dot se kur është futur, me qellim shitjen.”

Në një orë jo të përcaktuar të datës 14.09.2017 u bashkuan disa persona, bashkë me ta edhe të akuzuarit në një grup, me qellim që të sillnin një sasi të madhe kokaine nga Ekuadori në rajonin e Republikës Federale Gjermane, për ta shitur atë më tutje.

Grupi përbehet nga të akuzuarit Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj, një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti, Dario Lame, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami, dhe persona të tjerë deri tani të paidentikuar.

Bananet bashkë me kokainën transportoheshin më pas duke përdorur rrugën normale të transportit nga magazinë e rmës Greenyard në Bremen, për në vende të ndryshme në Gjermani, duke mos e pasur kurrë deri në këtë moment në ruajtje të grupit.

Sipas marrëveshjes së tyre paraprake, të bazuar në një plan-veprimi, ata i thyen me dhunë derën ose më mirë të themi dyert e magazinës së gomave. Më në fund ata gjetën markën/llojin e bananes të importuar nga Ekuadori, bashkë me numrin e paletës dhe e kthyen atë përsëri në Hamburg për ta shitur.

Brenda grupit i akuzuari Dario Lame luante rolin e magazinierit. Ai vinte në dispozicion banesën e tij në Bargteheider Hamburg për takime konspirative të anëtarëve të bandës. I akuzuari Dashamir Ndoj banonte në këtë banesë edhe me të akuzuarit Dauti dhe Emiljan Hysenaj, të cilët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për nxjerrjen e Kokainës nga magazinat e gomave.

Kanë qëndruar në po të njëjtin apartament, gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani. Në emër të të akuazuarit janë të regjistruara një makinë tip Mercedez Benz dhe një autoveturë personale tip Skoda të cilat përdoreshin nga anëtarët e bandës.

Të akuzuarit Dauti dhe Hysenaj udhëtonin nga Shqipëria rregullisht sa herë që kishin ndërhyrje të tilla. I akuzari Ndoj ka qenë prezent ne te gjitah këto nderhyrje kur merrej kokaina nga magazinat e kompanisë Greenyard.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?