Daçiq: Nëse sulmohet veriu i Kosovës, si do të reagonim ne

Do të ishte një sukses i madh nëse Serbia dhe Kosova do të vinin në një kompromis, pasi Kosova është “brenda mundësive të realizimit të pavarësisë së saj”, thotë ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se shteti i tij nuk do ta njohë kurrë Kosovën, por […]
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se shteti i tij nuk do ta njohë kurrë Kosovën, por dëshiron një zgjidhje përmes një kompromisi.
Sipas tij, Kosova është brenda mundësive të saj për realizimin e pavarësisë, ndërsa Serbia po mbijeton duke iu falendëruar miqve tradicionalë, pasi “komuniteti ndërkombëtar” mendon se çështja e Kosovës është zgjidhur, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
“Edhe nëse dikush tha se nuk do të ketë anëtarësim në BE (për Serbinë), Serbia nuk mund ta pranojë aktin e njëanshëm të Kosovës. Pyes veten nëse të gjithë pajtohen me atë që thashë. Nëse ata pranojnë, le të ecim përgjatë kësaj rruge , në vend që të themi nesër “Vuçiq dheDaçiq të udhëheqin një politikë të përballjes me BE-në’”, tha ai.
Daçiq tha se njerëzit në Serbi duhet të informohen për atë se çfarë e pret Serbinë në të ardhmen. “Çfarë do të ndodhë nëse ata e sulmojnë Kosovën veriore, a je të gatshëm të gjithë të reagojmë ndaj këtij akti? NATO tha se nëse ndokush sulmon Kosovën, ata konsiderojnë se sulmojnë NATO-n”, tha shefi i diplomacisë serbe.
Daçiq tha se mbështet pozicionin e kishës ortodokse serbe për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij, shansi i vetëm i Serbisë është administrata amerikane, pra, t’u shpjegojë atyre se nuk mund të ketë stabilitet në rajon, përveç nëse nuk gjendet një zgjidhje për Kosovën që do të kënaqë interesat serbe dhe shqiptare./Periskopi/












