Clark për ushtrinë: Këto kritetere duhet t’i plotësoni

Clark për ushtrinë: Këto kritetere duhet t’i plotësoni

Ish – Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley K. Clark, ka thënë se zhvillimi ekonomik është më se i rëndësishëm për të dëshmuar tek të tjerët se Kosova është shtet demokratik. Ai më tej tha se pret që Kosova e Serbia të normalizojnë marrëdhëniet mes të dyja shteteve për të hapur […]

Ish – Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley K. Clark, ka thënë se zhvillimi ekonomik është më se i rëndësishëm për të dëshmuar tek të tjerët se Kosova është shtet demokratik.

Ai më tej tha se pret që Kosova e Serbia të normalizojnë marrëdhëniet mes të dyja shteteve për të hapur dyert për të qenë pjesë e familjes së Bashkimit Europian:

”Unë jam ai që kam parë se si i kemi larguar forcat serbe nga këtu. Tani Kosova automatikisht është shtet i pavarur dhe sovran”.

”Jam kurioz për të ardhmen e Kosovës. Do doja të shihja që Kosova të ishte pjesë e Bashkimit Europian. Por po ashtu do doja të shihja se si Kosova u jep mundësi për tu punësuar të rinjve në vendin e tyre, atëherë të rinjtë do ktheheshin për të kontribuar këtu’.

”Dëshiroj të shoh se është arritur një marrëveshje pajtimi mes Kosovës e Serbisë nga e cila do normalizonin marrëdhëniet mes vete. E që të dyja shtetet të jenë pjesë e Bashkimit Europian”.

Gjenerali Wesley Clark sqaroi dhe disa nga kriteret që i duhen Kosovës për themelimin e ushtrisë ndërsa theksoi se ka diçka tjetër më të rëndësishme për Kosovën që duhet trajtuar me më seriozitet.

”Kanë kaluar pothuajse 20 vjet, disa nga kujtimet janë venitur por Kosova duhet të lëviz më shpejt”.

”Ne kemi ende KFOR-in këtu që përcjell sigurinë në Kosovë. Besoj që rregulli kryesor për të themeluar një ushtri është të kesh aq shumë njerëz (ushtarë) sa është e nevojshme për të mbajtur sigurinë e vendit”.

”Po të isha në Kosovë do angazhohesha më shumë në zhvillim ekonomik, jo në themelim të ushtrisë. Mënyra më e mirë për të dëshmuar se jeni Kosovë demokratike janë mundësite dhe zhvillimi ekonomik. Jepiuni të rinjve mundësi punësimi”.

Këto deklarime Gjenerali Clark i cili aktualisht është në Kosovë i dha gjatë fjalimit të tij si mysafir special i darkës fondmbledhëse gala të quajtur ”Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit”, organizuar nga RTI.

Clark udhëhoqi forcat e NATO-s drejt fitores në një fushatë 78-ditore kundër regjimit të Millosheviçit.

Aksioni i pëkrahur nga planifikimi i ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një procesi diplomatik, në detyrën e tij të fundit si Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley Clark shpëtoi 1.5 milionë shqiptarë të Kosovës nga spastrimi etnik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?