Clark: KFOR-i nuk duhet ta lërë Kosovën

Ish- Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley K. Clark sot po qëndron në një vizitë në Kosovë. Clark është ftuar si mysafir special i darkës gala fondmbledhëse të quajtur ”Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit”, organizuar nga RTI në Kosovë (A.U.K). Me këtë rast në një konferencë për media Clark tha […]
Clark është ftuar si mysafir special i darkës gala fondmbledhëse të quajtur ”Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit”, organizuar nga RTI në Kosovë (A.U.K).
Me këtë rast në një konferencë për media Clark tha se Kosova ka ende shumë punë për të bërë drejtë formimit të saj si shtet, në të gjitha fushat.
“Është e mrekullueshme të jem sot këtu është shumë mirë të shohësh përmirësimin e Universitetit. Kosova ka shumë punë por asgjë nuk është e pamundur”, tha ai.
Ndërsa duke folur për formimin e ushtrisë së Kosovës, Clark tha se ende nuk është koha që KFOR-i ta lërë Kosovën.
E sa i përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Clark tha se qysh në fillim ka qenë e ditur që pajtimi mes dy shteteve do të jetë i vështirë, dhe që ende duhet të punohet në dialogun mes dy shteteve.












