Çfarë po e zvarritë punën e Gjykatës Speciale?

Çfarë po e zvarritë punën e Gjykatës Speciale?

Zyrtarë të Gjykatës Speciale kanë thënë për “Zërin” se me emërimin e kryeprokurorit Jack Smith puna e kësaj Gjykate do të vazhdojë normalisht, pa ndonjë vonesë. Ndërsa njohësit e çështjeve juridike thonë që kryeprokurorit të ri do t’i duhen disa muaj deri kur mund të fillojë me ngritjen e aktakuzave të para. Përfundimi i mandatit […]

Zyrtarë të Gjykatës Speciale kanë thënë për “Zërin” se me emërimin e kryeprokurorit Jack Smith puna e kësaj Gjykate do të vazhdojë normalisht, pa ndonjë vonesë. Ndërsa njohësit e çështjeve juridike thonë që kryeprokurorit të ri do t’i duhen disa muaj deri kur mund të fillojë me ngritjen e aktakuzave të para.

Përfundimi i mandatit të kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara, David Schwediman, dhe procedurat për emërimin e kryeprokurorit të ri kanë bërë që puna e kësaj Gjykate Speciale të zvarritet edhe më tej.

Të paktën kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve juridike, të cilët thonë se kryeprokurorit Jack Smith do t’i duhet ndoshta edhe një vit deri te ngritja e aktakuzave të para.

Christopher Bennett, zëdhënës në Zyrën e Prokurorit Special, ka thënë për “Zërin” se Prokuroria do ta vazhdojë punën nën udhëheqjen e kryeprokurorit të ri Jack Smith me të njëjtin intensitet sikurse me ish-prokurorin Schwendiman.

“Prokuroria Speciale ka vazhduar punën e saj nën udhëheqjen e Kwai Hong Ip që nga largimi i David Schwendimanit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në ardhjen e Smithit, emërimi i të cilit sapo është shpallur. Detyra e prokurorit special është dhe gjithmonë ka qenë me zell, me integritet dhe me dinjitet të kryejë një hetim efektiv, të shpejtë dhe të sjellë çdo padi në gjykim menjëherë. Kjo nuk do të ndryshojë”, thuhet në përgjigjet e Bennettit.

Ndërkohë, i pyetur rreth kohës se kur mund të nisin aktakuzat e para, Bennett nuk ka dhënë detaje.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?