Çfarë dihet deri më tani për vrasësin e Teksasit ‘Born To Kill’ (I lindur për të vrarë)

Personi i dyshimtë i cili kishte shtënë në një shkollë Teksasit në të cilën mbetën të vrarë 10 persona dhe 10 të plagosur, policia ka identifikuar si 17 vjeçar me emrin Dimitrious Pagourtzis. Pagourtzis ishte arrestuar për vrasje kapitale dhe një tentativë sulmi agresiv ndaj një polici. Sipas, guvernatorit të Teksasit Greg Abbott, vrasësi ishte […]
Pagourtzis ishte arrestuar për vrasje kapitale dhe një tentativë sulmi agresiv ndaj një polici.
Sipas, guvernatorit të Teksasit Greg Abbott, vrasësi ishte i armatosur me një pushkë shotgun dhe një armë revolver .38. Të dyja armët, sipas hetuesve ai i kishte marrë nga babai i tij, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
Mugshot of Santa Fe shooting suspect Dimitrios Pagourtzis, 17
– Charged with capital murder and aggravated assault of a police officer
MORE: https://t.co/vw7qNXBjaA pic.twitter.com/nry2NEeRdw— KHOU 11 News Houston (@KHOU) May 18, 2018
#SantaFeShooting suspect Dimitrios Pagourtzis followed several gun-enthusiast Instagram pages #KHOU11 Investigates pic.twitter.com/5y41CmCJSX
— Jeremy Rogalski (@JRogalskiKHOU) May 18, 2018
Gjatë sulmit, Pagourzis thuhet se kishte veshur një këmishë ku mbante një shkrim me titull “I lindur për të vrarë” (Born To Kill).
Gjithashtu është raportuar se vrasësi para se të marrë vendimin ku la shumë të vdekur, kishte hulumtuar në rrjete sociale për disa uebsajte që promovojnë armët.
Autoritetet e Teksasit e kanë konfirmuar se disa pajisje shpërthyese janë gjetur në oborrin e shkollës./Periskopi/












