Bullgaria reagon pas propozimit për emrin e ri të Maqedonisë

Zëvendëskryeministrja e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se për Bullgarinë është i pranueshëm emri Republika e Maqedonisë së Ilindenit, duke iu referuar emrit të ri që mund ta ketë Maqedonia, pas kontestit të emrit që ka kjo e fundit me Greqinë. Sipas saj, ky emër tregon se […]

Zëvendëskryeministrja e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se për Bullgarinë është i pranueshëm emri Republika e Maqedonisë së Ilindenit, duke iu referuar emrit të ri që mund ta ketë Maqedonia, pas kontestit të emrit që ka kjo e fundit me Greqinë.

Sipas saj, ky emër tregon se shtetet kanë një të kaluar të përbashkët.

“Republika e Maqedonisë së Ilindenit do të thotë për mua se ata pranojnë që ne kemi histori dhe të kaluar të përbashkët, sepse kjo është pjesë shumë e rëndësishme e historisë bullgare, është moment shumë i rëndësishëm edhe për ata”, ka thënë ajo.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka njoftuar se të premten do të zhvillojë një takim me krerët e partive dhe presidentin për të diskutuar propozimin që mund të jetë i pranueshëm për Maqedoninë dhe Greqinë.

Kryengritja e Ilindenit është zhvilluar në vitin 1903 kundër Perandorisë Otomane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?