Bllokimi i rrugës Kaçanik-Han i Elezit rrezikon t’ua ndërpresë mësimin nxënësve

Bllokimi i rrugës Kaçanik-Han i Elezit rrezikon t’ua ndërpresë mësimin nxënësve

  Të martën është mbyllur për qarkullim rruga Kaçanik – Han i Elezit. Për shkak të rrezikut nga shembja e dheut dhe punimeve në të, Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin në të për një muaj. Por, mbyllja e saj ka lënë të bllokuar mbi 500 banorë të fshatrave Kotlinë dhe […]

 

Të martën është mbyllur për qarkullim rruga Kaçanik – Han i Elezit. Për shkak të rrezikut nga shembja e dheut dhe punimeve në të, Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin në të për një muaj.

Por, mbyllja e saj ka lënë të bllokuar mbi 500 banorë të fshatrave Kotlinë dhe Gjurgjedell, në zonat malore të Kaçanikut.

Kjo, pasi rruga kryesore që çon në këto dy fshatra ka hyrje-daljen në pjesën e mbyllur për qarkullim.

Shqetësim për këtë vendim të Ministrisë së Infrastrukturës ka shprehur edhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, që thotë se ajo nuk e ka njoftuar atë për mbylljen e rrugës.

Për shkak të bllokadës, banorët thonë se nxënësit mund të detyrohen ta ndërpresin mësimin.

E vetmja alternativë për ta është rruga që i lidh me fshatrat Ivajë e Gajre.

Por, terreni i saj është malor dhe një pjesë e saj është e pakalueshme.

Në pamundësi për të vazhduar rrugën me automjet deri në këto fshatra, ekipi i televizionit ka filmuar me dron, prej nga shihen rrugët malore nëpër të cilat duhet kaluar për të arritur në këtë fshat. E po ashtu, edhe shtëpitë e këtyre dy fshatrave, raporton KTV.

Banorët i kanë dhënë një ultimatum 24 orësh ministrisë për gjetjen e një zgjidhjeje – ndërsa në rast të injorimit të kërkesave të tyre, kanë paralajmëruar mosrespektim të vendimit për ndalim të qarkullimit dhe protesta.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?