Bill Gates kujton momentin kur Trump e kishte pyetur se cili është dallimi mes HIV dhe HPV

Bill Gates kujton momentin kur Trump e kishte pyetur se cili është dallimi mes HIV dhe HPV

Bill Gates, sipërmarrësi miliarder dhe filantropist, thotë se Donald Trump e kishte pyetur se cili është dallimi në mes HIV dhe HPV dhe ishte i “frikësuar” nga shikimi i vajzës së Gates. Këto pretendimet thuhet se kanë ndodhur në ngjarjen e organizuar nga Fondacioni Bill & Melinda Gates. Gates tha se për herë të parë […]

Këto pretendimet thuhet se kanë ndodhur në ngjarjen e organizuar nga Fondacioni Bill & Melinda Gates.

Gates tha se për herë të parë që e kishte takuar Trumpin ishte dhjetori i vitit 2016, ku ai kujton momentin: “Kështu kur filluam të flasim, ai ishte i frikësuar nga pamja e vajzës sime. Melinda (gruaja e Billit) nuk e pëlqente qasjen e Trump”, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Ata do të takoheshin përsëri në muajin mars të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë. “Në këto takime, ai më pyeti nëse vaksinat nuk ishin një gjë e keqe, sepse ai ishte duke konsideruar një komision për të parë efektet e pafavorshme të vaksinave dhe dikush po e këshillonte atë – mendoj se ishte Robert Kennedy Jr – po e këshillonte atë se vaksinat po shkaktonin gjëra të këqija. I thash jo, është një fund që sjell vdekje, është një gjë e keqe, mos e bëni këtë”.

“Në të dyja takimet ai dëshironte të dinte se ku qëndron dallimi ndërmjet HIV dhe HPV, kështu unë isha i aftë t’ia shpjegoja këtë konfuzitet”, shtoi Gates.

Ndërkohë, sipas Shërbimit të Shëndetit Kombëtar të Britanisë së Bashkuara dallimi ndërmjet HIV dhe HPV është: “Virusi njerëzor papilloma (HPV) ndikon në lëkurën dhe në membranat me lagështi. HPV mund të shkaktojë probleme të tilla si gunga të vogla, lythat në gjenitale dhe ndryshimet jonormale të qelizave në qafën e mitrës. Ndërsa, virusi i mungesës së imunitetit njerëzor ose ndryshe siç njihet si HIV sulmon sistemin imunitar. Infeksioni HIV mund të çojë në Aids; megjithatë, me një diagnozë të hershme dhe trajtim, tek shumë njerëz nuk zhvillohet Aids”./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?