‘Besa’ paralajmëron hyrjen në Qeveri

Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes BESA, krahu i Shkupit, mbrëmë ka qenë në takime me anëtarë dhe simpatizantë në Kërçovë, ku ka paralajëmruar se së shpejti partia e tij do të mund të jetësë pjesë e Qeverisë reformatore të kryeministrit Zoran Zaev. “Kjo ndodhë pasi Maqedonia lëviz me sukses drejt strukturave euroatlantike dhe ky moment […]
Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes BESA, krahu i Shkupit, mbrëmë ka qenë në takime me anëtarë dhe simpatizantë në Kërçovë, ku ka paralajëmruar se së shpejti partia e tij do të mund të jetësë pjesë e Qeverisë reformatore të kryeministrit Zoran Zaev.
“Kjo ndodhë pasi Maqedonia lëviz me sukses drejt strukturave euroatlantike dhe ky moment na bën më optimistë”, ka thënë Gashi.
Zaev në zgjedhjet e fundit ka arritur që të rrëzojë nga pushteti, Nikolla Gruevskin, duke bërë kështu një kthim të madh në Maqedoni, kur dihet që aktualisht kreu i parlamentit të Maqedonisë është Talat Xhaferi.












