Beqaj vjen me një thënie mbi inovacionin

Ministria e Inovacionit është ministria më e re që iu shtua Qeverisë së Kosovës pas formimit të Qeverisë Haradinaj në shtatorin e vitit të kaluar.
Kjo ministri, veprimtaria e së cilës nuk është shumë dinamike, udhëhiqet nga Besim Beqaj, i cili më parë ka udhëhequr Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Beqaj, i cili ka përfunduar shkollë të lartë për ekonomi dhe biznes, pretendon se e njeh edhe fushën e inovacionit. Madje, në një deklarim të fundit, ai ka formuluar një përkufizim për inovacionin. Ka thënë se “inovacioni do të thotë thjeshtëzim”.













