‘Beogradi e do kufirin në Ibër’

‘Beogradi e do kufirin në Ibër’

  Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Beogradi zyrtar është i interesuar ta ndajë Kosovën, qoftë tani, qoftë në të ardhmen, përmes krijimit të një realiteti në terren që ia lejon të veprojë në atë drejtim. Ai ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, me strukturën aktuale, do ta […]

 

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Beogradi zyrtar është i interesuar ta ndajë Kosovën, qoftë tani, qoftë në të ardhmen, përmes krijimit të një realiteti në terren që ia lejon të veprojë në atë drejtim.

Ai ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, me strukturën aktuale, do ta bënte vendin shtet jofunksional, ndërsa Serbisë do t’i hapej rruga për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Sigurisht që Beogradi ka disa opsione në tavolinë, meqë ka presion të bashkësisë ndërkombëtare që të përfundojë cështja e dialogut, për të krijuar kushte që procesi i integrimeve europiane të ecë më shumë”.

“Në këtë drejtim, mendoj që Beogradi zyrtar bën përpjekje t’i ketë në tavolinë disa opsione. Mendoj dhe besoj se ata janë të vetëdijshëm se për momentin bashkësia ndërkombëtare nuk favorizon ndonjë ndryshim kufijsh. Prandaj ata bëjnë përpjeke që në terren të krijojnë skenarë, në mënyrë që nëse rihapet si temë, kufiri të vendoset në Ibër”.

“Ne kemi platformë për këtë çështje, e cila thotë se në këtë fazë Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin problemet me reciprocitet. Ne e kemi të përfshirë edhe Luginën e Preshevës, që mund të përdoret në raport me veriun. Nëse ka vende të rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës, të kërkojmë që ato të jenë edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës”.

“Ky proces më së shumti është duke iu ngutur Serbisë, sepse ajo nuk ka kohë për të humbur në rrugëtimin e saj. Jam i bindur se nëse gjendet çfarëdo zgjidhje me këto modalitete, Kosova do të vazhdojë të ketë probleme në funksionim të brendshëm”.

“Edhe nëse na njeh Serbia dhe ne mbetemi me këtë strukturë kushtetuese, me Asociacion, vendi do të jetë jofunksional. Edhe nëse kryhen proceset dhe pranohemi në OKB do të kemi bllokada të vazhdueshme institucionale, Asociacion Komunash me privilegje, që e bën Kosovën edhe më jofunksionale se që është”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?