Bëj gati teshat se do të lirohesh – 19 vjet nga momenti kur Ukshin Hoti u lirua e më nuk e pamë kurrë

Bëj gati teshat se do të lirohesh – 19 vjet nga momenti kur Ukshin Hoti u lirua e më nuk e pamë kurrë

Periskopi risjell këtë video në përvjetorin kur Ukshin Hoti u lirua, e më pas u zhduk për të mos e parë më kurrë. Videoja është punuar në 17 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, të cilën në shenjë kujtimi, e sjellim edhe sot, në 19 vjetorin e tij. Me 16 maj 1999, atëherë kur lufta […]

Periskopi risjell këtë video në përvjetorin kur Ukshin Hoti u lirua, e më pas u zhduk për të mos e parë më kurrë. Videoja është punuar në 17 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, të cilën në shenjë kujtimi, e sjellim edhe sot, në 19 vjetorin e tij.

Me 16 maj 1999, atëherë kur lufta gati arriti një vit në Kosovë, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe. Por dhe pse u lirua ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.

Me 19 maj 1999, burgu ishte rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, bombardohet nga NATO. Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serb radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut.

Rojet dhe paramilitarët serb zbrazin plumbat e tyre tek të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë. Human Right Ëatch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vë në dukje dëmet që do t’i publikojnë në raportin e tyre. Mirëpo Ukshin Hoti nuk u gjet në mesin e tyre. Ai mbetet një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë.

Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë.

Sot do të mbahet një tubim sensibilizues për fatin e Ukshin Hotit me rastin e Javës së Ukshin Hotit, që organizohet në Krushën e Madhe, vendlindjen e tij.

 

Të ngjashme
🔴LIVE| Intervistë me Hysni Gucatin, kryetari i OVL-UÇK’së

🔴LIVE| Intervistë me Hysni Gucatin, kryetari i OVL-UÇK’së

Tasholli: Protesta e 17 shkurtit synon përbashkimin përtej ndasive politike

Tasholli: Protesta e 17 shkurtit synon përbashkimin përtej ndasive politike

Tasholli: Qytetaria duhet t’ia marrë Gjykatës Speciale të drejtën të flasë në emër të saj

Tasholli: Qytetaria duhet t’ia marrë Gjykatës Speciale të drejtën të flasë në emër të saj

Tasholli: Çka ndodh në Hagë do të reflektojë te Kosova, jo te partitë politike

Tasholli: Çka ndodh në Hagë do të reflektojë te Kosova, jo te partitë politike

Tasholli për protestën kundër Gjykatës Speciale: UÇK-ja është mbi të gjitha partitë politike

Tasholli për protestën kundër Gjykatës Speciale: UÇK-ja është mbi të gjitha partitë politike

🔴LIVE| Intervistë me Ismail Tasholli, themelues dhe kryesues i “LIRIA KA EMËR”

🔴LIVE| Intervistë me Ismail Tasholli, themelues dhe kryesues i “LIRIA KA EMËR”

Gashi i PDK-së tregon dy veprime që duhet t’i ndërmarrë KQZ për të shmangur “vjedhjen” e zgjedhjeve

Gashi i PDK-së tregon dy veprime që duhet t’i ndërmarrë KQZ për të shmangur “vjedhjen” e zgjedhjeve

Kur mund të konsiderohet i përfunduar procesi zgjedhor, tregon përfaqësuesi i PDK-së në KQZ

Kur mund të konsiderohet i përfunduar procesi zgjedhor, tregon përfaqësuesi i PDK-së në KQZ

Vjedhja e votave, si u vendos rinumërimi nga KQZ, tregon Gashi i PDK-së

Vjedhja e votave, si u vendos rinumërimi nga KQZ, tregon Gashi i PDK-së

Gashi i PDK-së: Në secilin subjekt politik ka pasur përpjekje për devijimin e vullnetit të qytetarëve

Gashi i PDK-së: Në secilin subjekt politik ka pasur përpjekje për devijimin e vullnetit të qytetarëve

🔴LIVE| Intervistë me Ilir Gashin anëtarin e PDK’së në KQZ

🔴LIVE| Intervistë me Ilir Gashin anëtarin e PDK’së në KQZ

A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

Haziri: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm, Vetëvendosja ka shumicë për Qeveri, por jo për president

Haziri: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm, Vetëvendosja ka shumicë për Qeveri, por jo për president