BE kundër SHBA-ve: Gati të mbështesë ekonomikisht Iranin

Tërheqja e Shteteve të bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore me Iranin, ishte një vendim që nuk u prit aspak mirë nga vendet e BE-së. Këto të fundit, me në krye Francën e Gjermaninë, tentuan deri në minutën e fundit për t’i ndryshuar mendjen presidentit amerikan Donald Trump, të mbajë në këmbë marrëveshjen, por nuk […]

Tërheqja e Shteteve të bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore me Iranin, ishte një vendim që nuk u prit aspak mirë nga vendet e BE-së.

Këto të fundit, me në krye Francën e Gjermaninë, tentuan deri në minutën e fundit për t’i ndryshuar mendjen presidentit amerikan Donald Trump, të mbajë në këmbë marrëveshjen, por nuk ia dolën.

Të ndodhur në këto kushte, Komisioni Europian ka propozuar aktivizimin e një statuti të fjetur për të mbrojtur kompanitë europiane që bëjnë biznes me Iranin nga kërcënimi i sanksioneve amerikane. Statuti është miratuar në vitin 1996 si përgjigje ndaj embargos së vendosur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Kubës, por nuk ka hyrë kurrë në fuqi.

Komisioni propozoi gjithashtu heqjen e barrierave që pengojnë Bankën Europiane të Investimeve të financojë aktivitete të llojeve të ndryshme në Iran. Në këtë aspekt, Banka do të mbështesë investimet europiane në Republikën Islamike, përfshirë ato në sektorin e energjisë që janë boshti i ekonomisë iraniane.

Sanksionet e Washingtonit ndaj Iranit hyjnë në fuqi më 6 Gusht dhe deri atëherë, Parlamenti Europian do të ketë më tepër se dy muaj kohë për të shqyrtuar dhe miratuar këto propozime.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?