BE ia rikujton Serbisë se anëtare e saj mund të bëhet vetëm përmes Kosovës

  Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, ka deklaruar se Kosova është elementi kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE. “Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën dhe përparimi në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit janë dy shtytësit kryesorë për hyrjen e Serbisë në BE. Sigurisht, Kosova është elementi kyç”, ka […]

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, ka deklaruar se Kosova është elementi kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën dhe përparimi në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit janë dy shtytësit kryesorë për hyrjen e Serbisë në BE. Sigurisht, Kosova është elementi kyç”, ka thënë Fabrizi në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, që do të botohet të dielën, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se BE-ja e ka bërë të qartë se sa e rëndësishme është kjo dhe se pikërisht për këtë është duke ofruar “shërbime të mira” në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

I pyetur nëse Serbia do të duhet t’i thotë “po” pavarësisë së Kosovës, ai ka thënë se BE-ja ka qasje neutrale ndaj statusit dhe se nevojitet normalizim i plotë i raporteve mes dy vendeve, në formën e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese.

“Përmes dialogut, BE-ja sjell shërbime të mira që të arrihet deri tek ky qëllim”, shtoi ai.

Fabrizi ka shtuar se formati i dialogut nuk do të ndryshojë dhe se edhe më tutje do të jetë e përfshirë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?