Bashkimi Evropian: Sanksionet e SHBA-së kundrejt Iranit nuk do të zbatohen

Komisioni Evropian do të nis një proces aktivizimi ku një ligj evropian që ndalon kompanitë të tregtojnë me ato iraniane do të vihet në lëvizje pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja nukleare e vitit 2015. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker tha se komisioni ka për “detyrë të mbrojë kompanitë evropiane” nga sanksionet amerikane. […]
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker tha se komisioni ka për “detyrë të mbrojë kompanitë evropiane” nga sanksionet amerikane.
“Tani ne duhet të veprojmë, dhe kjo është përse kemi lëshuar një proces aktivizimi të “statutit bllokues” nga viti 1996. Ne do ta bëjmë këtë që nesër të premtën në ora 10:30”, tha ai në një konferencë për media në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofia, pas një takimi me liderët e Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian dëshiron të rirregulloj marrëveshjen bërthamore, dhe statuti i saj bllokues është mjeti më i fuqishëm në dispozicion të tij të menjëhershëm, pasi që do të thotë se kompanitë e BE-së nuk do të duhet të pajtohen me sanksionet e SHBA-së, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Gjithashtu nuk do të njohë ndonjë rregull gjyqësor që zbaton penalitetet amerikane.
Juncker këto deklarata i bëri pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja nukleare me Iranin, e cila lehtësonte sanskionet amerikane të vendosura kundër Teheranit./Periskopi/












