Balla: Çështja ‘Xhafaj’, shantazh ndaj ministrit dhe qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë turit të llogaridhënies së Qeverisë në Librazhd, ka folur edhe në lidhje me akuzat e opozitës ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas Ballës, në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli, por edhe gjyqtarë të korruptuar, të […]

Sipas Ballës, në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli, por edhe gjyqtarë të korruptuar, të cilët kanë frikë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë.

“Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo, nëse kjo histori me Babalen do të kishte një të vërtetë sado të vogël. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër, vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar. Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj, por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e Ligjit” dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur”, deklaroi Balla.

Çështja ‘Xhafaj’ është absolutisht më e nxehta e aktualitetit politik në Shqipëri, teksa përballë videove të publikuara nga opozita, qeveria vijon të shprehë bindjen se ka të bërë me montazhe për interesa politike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?