Asnjë kundërkandidat nuk i del përballë Haradinajt për kryetar të AAK’së

Asnjë kundërkandidat nuk i del përballë Haradinajt për kryetar të AAK’së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në vlugun e punës, sa i përket procesit të zgjedhjeve të brendshme të partisë. E fundi i qershorit, është koha kur do të mbahet Kuvendi i partisë, në të cilin do të zgjidhet kryetari i saj. Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, sekretari i Aleancës për Ardhmërinë […]

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në vlugun e punës, sa i përket procesit të zgjedhjeve të brendshme të partisë. E fundi i qershorit, është koha kur do të mbahet Kuvendi i partisë, në të cilin do të zgjidhet kryetari i saj.

Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi. Ai thotë se synim i AAK-së mbetet fitorja e kësaj partie në zgjedhjet qendrore dhe lokale.

Kuçi ka shtuar se objektivat që do të dalin prej zgjedhjeve të brendshme brenda Aleancës, do të jenë që strukturat e ardhshme, të cilat do të dalin në fund të qershorit të këtij viti, dhe AAK-në me e bë fituese në nivel vendi.

Dhe kjo sipas tij, jo vetëm për zgjedhje lokale, por edhe për zgjedhjet qendrore. Kuçi tha se në zgjedhjet lokale e kanë shumë më lehtë, derisa në zgjedhjet nacionale pranon se e kanë pak më problem. Por thotë se janë duke bërë përpjekje.

” Momentalisht na kemi filluar me kuvendet e nëndegëve. Jemi në proces çdo nëndegë, që i kemi diku 700 nëndegë, janë në përgatitje të kuvendeve 400 nëndegë përafërsisht kanë mbajtur kuvendet e tyre. Pritet që diku brenda këtij muaji të gjitha degët t’i mbajnë kuvendet e veta dhe t’i përfaqësojnë, t’i delegojnë anëtarët e kuvendit qendror, që kuvendi qendror do të mblidhet përafërsisht në fund të qershorit, diku rreth 20 qershorit”, tha ai.

Kuçi nuk sheh ndonjë kundër kandidat, i cili do të dilte përballë Haradinajt, në garën për të parin e AAK-së. Për të, Haradinaj mbetet i pa konkurrencë.

“Duke i pasur parasysh rrethanat dhe fuqinë e Haradinajt në aleancë dhe jo vetëm në Aleancë, atëherë, vështirë që do të ketë një kundër kandidat. Jo për diçka tjetër, por ne e shohim të pamundur garën në raport me liderin aktual Haradinaj. Ndoshta do të ketë ndonjë kundër kandidat, por deri tash nuk kemi vërejtur që do të ketë ndonjë kundër kandidat, ose se kanë shpreh vullnetin, ose e shohin të pamundur me bë një garë karshi Haradinaj. Do të ishte mirë me pas kundër kandidat, por gjasat janë të vogla”, tha ai.

Kuçi ka folur për partinë e cila sapo ka shënuar 18 vjetorin e themelimit dhe me vështirësitë në të cilat ka kaluar kjo parti nëpër etapa të ndryshme, ku shpesh u ka munguar lideri i tyre, i cili kishte qëndruar në Hagë, por thotë se zgjedhjet e vitit 2017, treguan se kush është AAK-ja, e cila sipas tij ka fituar pothuajse më së shumti komuna.

“Zgjedhjet lokale të vitit 2017, e treguan se kush është AAK-ja. Sepse në nivel vendi është parti e cila ka fituar pothuajse më së shumti komuna. Në qoftë se e përjashtojmë Istogun ku ka qenë për 18 vota dallimi, atëherë ne jemi partia fituese në nivel vendi. Sepse kemi 7 komuna, kemi 9 komuna tjera në të cilat bashkë qeverisim. Pra kjo është aleanca në kohë”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?