Askush s’po merret me deputetët përtacë, Kuvendi nuk i penalizon

Askush s’po merret me deputetët përtacë, Kuvendi nuk i penalizon

Deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të mungojnë në seanca parlamentare, pasi nuk ka penalizime për mungesat e tyre. Madje as rregullorja e re e Kuvendit, që është duke u përgatitur, nuk pritet t’i sanksionojë deputetët “përtacë”. Në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës deputetët kanë krijuar një praktikë të re, ku përpos mungesave […]

Në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës deputetët kanë krijuar një praktikë të re, ku përpos mungesave të vazhdueshme në seanca parlamentare disa prej tyre edhe kur vijnë në Kuvend nuk marrin pjesë në votime.

Por vetë deputetët thonë se arsyeja kryesore e këtij problemi është Rregullorja e Punës së Kuvendit, e cila nuk sanksionon deputetët të cilët mungojnë nëpër seanca. Sipas tyre, ky problem do të duhej të rregullohej përmes rishikimit të kësaj rregulloreje.

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, duke folur për mungesën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ka thënë për “Zërin” se kjo dukuri duhet të rregullohet përmes rregullave të Kuvendit, por që shprehet pesimist mbi atë se rregullorja e re e Kuvendit do të mundë të rregullojë këtë gjë.

“Ne e kemi bërë një projekt të rregullores që nuk i plotëson absolutisht standardet që kanë rregulloret e parlamenteve evropiane. Kjo rregullore është një formalitet, do të thosha për t’i rregulluar më shumë disa çështje të tjera sesa për mbarëvajtjen e punëve në Kuvend. Ne kemi problem, sepse kemi shumë demokraci dhe askush nuk jep llogari”, ka theksuar ai.

Nga 52 seanca sa janë mbajtur gjithsej në këtë legjislaturë, Xhavit Haliti ka marrë pjesë në 42 prej tyre apo 81%.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?