Arsimtari nga Ferizaj që mori tri paga pa punuar fare, gazetarëve u thotë: Shkoni bre n’rrotë t’somës

Arsimtari nga Ferizaj që mori tri paga pa punuar fare, gazetarëve u thotë: Shkoni bre n’rrotë t’somës

Një profesor nga Ferizaj kishte marrë pagë më shumë se 500 euro pa punuar fare. Në fakt, Hazir Salihu kishte shkuar në Amerikë ndërsa askush s’ia kishte ndalur pagën. Për këtë rast Prokuroria ka nisur hetimet. Nën hetime është edhe Drejtori i shkollës, Enver Azemi “Kuvendi i Arbërit”. Hazir Salihu po hetohet se në mënyrë […]

Një profesor nga Ferizaj kishte marrë pagë më shumë se 500 euro pa punuar fare. Në fakt, Hazir Salihu kishte shkuar në Amerikë ndërsa askush s’ia kishte ndalur pagën. Për këtë rast Prokuroria ka nisur hetimet. Nën hetime është edhe Drejtori i shkollës, Enver Azemi “Kuvendi i Arbërit”.

Hazir Salihu po hetohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte marrë pagë edhe pse kishte qëndruar në Amerikë, në fund të vitit 2017.

Hetimet i ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari. Ka thënë se hetimet po zhvillohet edhe kundër drejtorit të kësaj shkolle Enver Azemi. Nuk ka dhënë detaje të tjera.

Kjo foto dëshmon vizitën e profesorit të lëndës Kulturë Fizike, Hazir Salihu, nga gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, në Amerikë në shtator të vitit të kaluar.

Por televizioni shtatë ka siguruar fakte qe tregojnë se profesori ani se nuk ka marrë pjesë në procesin mësimor paga prej 510 eurove i ka ecur sikur të ishte në punë.

Televizioni 7 ka kërkuar disa herë përgjigje prej Hazir Salihut. I njëjti ka refuzuar të flasë edhe kur i është dhënë mundësia të sqarojë pse kishte marrë pagë duke qëndruar jashtë shtetit.

Nëpërmjet telefonit, ai ka zgjedhur fjalë banale ndaj gazetarit që e ka kontaktuar.

Mirëpo, faji pse Salihu nuk mbajti mësim po del të jetë te drejtori i shkollës, Enver Azemi. Edhe ky i fundit refuzoi të japë një përgjigje pse lejoi punëtorin të marrë pagë duke qëndruar në Amerikë.

Edhe në drejtorin e Arsimit në Ferizaj thonë se janë të njoftuar për këtë problematikë.

Ne kemi informacione se kjo çështje ka ndodh në qeverisjen e kaluar dhe si rezultat i saj është bartur edhe në mandatin tonë, nuk kemi marrë asnjë masë sepse kjo çështje ka kaluar në prokurori edhe në krimet ekonomike këto informacione i kanë dhënë edhe zyrtarët që punojnë në drejtori.

Po ashtu, drejtori i Shkollës ua kishte ndalur nga 20 euro nga paga për muajin tetor me pretendimin se nuk kanë marrë pjesë në manifestimin për ditën e dëshmorëve të Ferizajt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?