Arrestohet zyrtari i APK-së, transportonte dru që dyshohet të jenë vjedhur

Policia e Kosovës, përmes raportit të sotëm policor, njofton se ka arrestuar tre persona në Podujevë, njëri prej tyre zyrtar i APK-së, Agjensioni Pyjor i Kosovës. Policia, njofton se të njëjtit në bashkëpunim, janë kapur në flagrancë me dy kamionë duke transportuar dru të cilët dyshohen se janë vjedhur, e që nuk kishin as dokumente […]
Policia, njofton se të njëjtit në bashkëpunim, janë kapur në flagrancë me dy kamionë duke transportuar dru të cilët dyshohen se janë vjedhur, e që nuk kishin as dokumente përcjellëse.
Në konsultim me prokurorin, tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa kamionët dhe drutë janë sekuestruar. Rasti policia thotë se është duke u hetuar.












