Armë, euro dhe bizhuteri të vjedhura, kush është shqiptari i arrestuar (Video)

Një operacion i policisë së Lezhës ka zbuluar armë, bizhuteri të vjedhura dhe një shumë të konsiderueshme parash, duke vënë në pranga një person. Nga ana e policisë së Lezhës në bashkëpunim me FNSH Shkodër, janë ushtruar kontrolle Blic në territor, ku si rezultat i tyre u sekuestruan një pistoletë Bereta me një krehër me […]

Një operacion i policisë së Lezhës ka zbuluar armë, bizhuteri të vjedhura dhe një shumë të konsiderueshme parash, duke vënë në pranga një person.

Nga ana e policisë së Lezhës në bashkëpunim me FNSH Shkodër, janë ushtruar kontrolle Blic në territor, ku si rezultat i tyre u sekuestruan një pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë, 14.600 euro dhe një sasi bizhuterish.

Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip ‘Lancia’ që drejtohej nga Roan Brahimi, 26 vjeç, si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

26-vjeçari lezhjan u arrestua në flagrancë dyshuar si posedues i tyre.

Ndaj tij hetimet janë ende në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. /a.y/noa.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?