Apostolova: Partitë të arrijnë konsensus, para fazës së fundit të dialogut me Serbinë

Apostolova: Partitë të arrijnë konsensus, para fazës së fundit të dialogut me Serbinë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Kosova duhet të arrijë konsensus të brendshëm politik para fazës së fundit të dialogut me Serbinë. Sipas saj, sa më shpejtë që përpilohet një pako idesh dhe sa më parë që ka një marrëveshje konsensuale mes partive, do të ishte shumë më […]

Sipas saj, sa më shpejtë që përpilohet një pako idesh dhe sa më parë që ka një marrëveshje konsensuale mes partive, do të ishte shumë më mirë për Kosovën.

Sa i përket marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Apostolova ka përsëritur se ky Asociacion duhet të themelohet në bazë të legjislacionit kosovar.

“Do të përgjigjem me atë që e tha znj. Mogherini para një kohe në një fjalim para Kuvendit, ku qartazi e tha se AKS-ja duhet të themelohet në bazë të legjislacionit kosovar; se nuk duhet të jetë niveli i tretë i pushtetit, porse do të duhej t’i përshtatej situatës aktuale. Sa më shpejt që të nisë puna në të, dhe e dimë se OSBE-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare po e ndihmojnë hartimin e Statutit, e kjo është pozitive për shkak të përvojës së tyre të madhe. Sa më shpejt të niset, aq më mirë për dialogun. Sepse, ka shumë gjëra që duhen diskutuar, energjia, asociacioni… apo marrëveshjet e tjera, që janë diku në pritje. Duam të shohim më shumë lëvizje në veri, për shembull. Sa më shpejt që palët të nisen nga faza e fundit, aq më mirë, sepse tashmë ekziston njëfarë afati i paracaktuar”, ka thënë ajo në Express Intervistën në KTV.

Apostolova ka përsëritur se nëse Kosova dhe Serbia nuk normalizojnë raportet me marrëveshje obliguese juridike në fund të dialogut, do të ketë pengesë të madhe për të dyja për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Apostolova po ashtu ka shprehur se zyra e BE-së në Kosovë këtë vit e ka prioritet arsimin duke treguar se bashkë me GIZ-in kanë bërë vlerësim të arsimit, nisur nga ministria.

“Ka një numër rekomandimesh që janë mjaft brengosëse. Ministri është obliguar së bashku me ekipin që ta përpilojnë një plan se si do të realizohen rekomandimet në muajt që vijnë. Që nga sot e kemi ftuar një ekspert ndërkombëtar, që do të punojë në Ministri dhe do të bashkëpunojë për së afërmi me ekipin e ministrit, ashtu që reformat që nevojiten të përgatiten si duhet dhe që ato të zbatohen”, ka thënë ajo.

Sipas saj ka nevojë për reformë edhe në Ligjin për Arsimin e Lartë e atë për Arsimin Parashkollor.

Apostolova ka ripërsëritur se nuk është e kënaqur me numrin e madh të zëvendësministrave, por ka shtuar se shpreson që me Ligjin për Qeverinë kjo çështje të rregullohet.

Apostolova po ashtu ka treguar se Kuvendi nuk është konsultuar me BE-në lidhur me Ligjin për Media. Ajo ka shtuar se konsultimet dhe debati publik për këtë çështje është esencial.

“Liria e shprehjes për ne është një nga parimet themelore është e drejtë fundamentale dhe një nga vlerat më të larta të BE-së. Prandaj, për ne kjo çështje është tejet e rëndësishme. Nuk e kam parë ligjin dhe nuk ka pasur konsultim me ne për të, ani që në zyrën e BE-së e kemi ‘Mekanizmin e rishikimit të ligjeve’. Këta janë juristë të shkëlqyer nga shtete anëtare, që i rishikojnë projektligjet që Kosova mëton t’i zbatojë e miratojë karshi Acquis Communautaire. Me këtë ndihmojmë në harmonizimin e legjislacionit, madje ende pa nisur negociatat me BE-në. Pra, nuk na kanë konsultuar për këtë ligj, prandaj edhe nuk mund të komentoj më shumë. Është nismë, porse është shumë me rëndësi që nëse nisma materializohet, duhen konsultuar krejt palët e interesuara në këtë proces, për shkak se liria e shprehjes është tejet e rëndësishme për ne. Porse siç e shohim ne, duhet të ketë analizë të duhur a ka nevojë për të, pse nevojitet, nëse po, cilat zgjidhje i ofron për zgjedhjen e çështjeve me të cilat merret. Do të këshilloja fuqimisht që të na konsultojnë ashtu që të mund të ofrojmë përvoja të mira, përvojat e shteteve tona anëtare, sepse po dëgjoj mendime të ndryshme, se ka nevojë për këtë ligj dhe mendime se nuk ka nevojë për të”, ka shtuar Apostolova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?