Analistët në Maqedoni: Politikanët shqiptarë dështuan me emrin ‘Ilinditase’

Analistët në Maqedoni: Politikanët shqiptarë dështuan me emrin ‘Ilinditase’

Termi “Ilinditase” nuk ka kuptim në gjuhën shqipe. Gjuhëtarët shpjegojnë se ky përkthim tekstual dhe jo i menduar mirë bie ndesh me normat gramatikore të gjuhës shqipe. Profesori Vebi Bexheti duke elaboruar mënyrën se si duhet përkthyer propozimi i ri i emrit, shpjegon se ky version i tangon shqiptarët në disa komponentë. “Mendoj se nuk […]

Termi “Ilinditase” nuk ka kuptim në gjuhën shqipe. Gjuhëtarët shpjegojnë se ky përkthim tekstual dhe jo i menduar mirë bie ndesh me normat gramatikore të gjuhës shqipe. Profesori Vebi Bexheti duke elaboruar mënyrën se si duhet përkthyer propozimi i ri i emrit, shpjegon se ky version i tangon shqiptarët në disa komponentë.

“Mendoj se nuk shkon dhe nuk i përshtatet natyrës së gjuhës shqipe Ilinditase sepse bëhet fjalë për një shenj që është Ilija. Nëse në gjuhën shqipe përkthehet sipas normave gjuhësore do të ishte dita e Ilisë dhe jo Ilinditase. Ky defekt i përpjekjes për të na imponuar një emër bazohet në tre komponentë. Njëri është gramatikor që e shpjegova, tjetri historik dhe ideologjik që nuk është në favor të shqiptarëve dhe i treti në aspektin fetar. Nëse i kthehemi historisë dhe i shohim të gjitha ngjarjet që kanë të bëjnë me termin Ilinden neve si shqiptar nuk e shohim askund veten aty……”, thotë për Alsat-M, profesori Vebi Bexheti.

Profesori Fatmir Sulejmani shpjegon se në fjalorin e gjuhës shqipe nuk ekziston termi Ilinditase. Sipas tij, ky nuk është vetëm dështim i klasës politike shqiptare por edhe i asaj intelektuale.

“Edhe unë si gjithë shqiptarët mbrëmë e dëgjova për herë të parë këtë term. Natyrisht mu duk interesant, një përkthim që nuk ka domethënieje të rëndësishme për ne. Siç e dimë, të paktën në të gjitha dokumentet historike Ilindenit i kemi thënë Ilinden dhe nuk e kemi përkthye Ilindita. Duket pak interesant dhe jo adekuat. Mua absolutisht nuk më pëlqen kjo. Do të duhet të ishte një emër që reflekton muti etnik, multi konfesional dhe multi kulturor”, thotë profesori  Fatmir Sulejmani.

Nga Qeveria, për dy ditë nuk tregojnë nëse për përkthimin e propozimit të emrit të shtetit janë konsultuar me institucione dhe njohës të normave gramatikore të gjuhës shqipe.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?