Amerika i propozon Vuçiqit ‘planin e madh’ për Kosovën, ai nuk e pranon

Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore ia kanë paraqitur një plan për zgjidhjen e problemit të Kosovës presidentit serb Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta serbe”Blic”, transmeton Periskopi. Plani thuhet se është më i mirë për Serbinë se kurrë më parë, por ende nuk është i pranueshëm për Vuçiqin. “Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore kanë […]
Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore ia kanë paraqitur një plan për zgjidhjen e problemit të Kosovës presidentit serb Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta serbe”Blic”, transmeton Periskopi.
Plani thuhet se është më i mirë për Serbinë se kurrë më parë, por ende nuk është i pranueshëm për Vuçiqin.
“Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore kanë paraqitur parimet e tyre, por për ne nuk është mjaftueshëm mirë. Ne nuk mund të marrim një komunë të vetme, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të ketë një statut, por nuk dihet se cili do të jetë statusi “, tha burimi i Blic’it serb, për të cilin gazeta deklaron se është i njohur me detajet e këtij propozimi.
Vuçiq nuk është i kënaqur me planin dhe nuk i është përgjigjur propozuesve.
“Vuçiq ka thënë se kjo është më shumë se ajo që Serbia kishte marrë më herët, gjë që është një rrethanë pozitive në tërë situatën, por kjo ende nuk është e pranueshme për të. Ai është i vetëdijshëm se kjo është një furnizim i pahijshëm i Perëndimit me të cilin ai nuk mund të shkojë para qytetarëve serb”, thotë bashkëbiseduesi i “Blic”, transmeton Periskopi.
Gazeta serbe thotë se propozimi është tryezën e presidentit serb që kur ai ka shkuar në Moskë, dhe supozon se Vuçiq foli për këtë me Presidentin rus, Vladimir Putin, dhe e informoi atë për qëndrimin e Serbisë.
Sipas gazetës serbe ‘Blic’, Ndihmës Sekretari i SHBA’së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike,Ves Mitchell, paraqiti pjesë të planit për OJQ-të serbe, duke thënë hapur se Serbia duhet ta pranojë atë.
“Nëse Vuçiq nuk e pranon atë plan, ky është fundi për të dhe për Serbinë” ka thënë tha Michel për disa përfaqësues të OJQ-ve.
Sipas burimeve të gazetës, në një takim ai madje fliste rreth parave dhe përmendi shumën që Perëndimi mund të jepte për miratimin e këtij plani.












