Aleksandar Vuçiq tregon se prej kur i ka shkëputur marrëdhëniet me Hashim Thaçin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur edhe për raportet e tij me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin. Vuçiq në një intervistë për Klan Kosova, ka treguar se qysh pas rastit të arrestimit të Marko Gjuriqit, ai ka ndërprerë çdo komunikim me Hashim Thaçin. Vuçiq ka treguar se ka pasur raste kur për […]
Vuçiq në një intervistë për Klan Kosova, ka treguar se qysh pas rastit të arrestimit të Marko Gjuriqit, ai ka ndërprerë çdo komunikim me Hashim Thaçin.
Vuçiq ka treguar se ka pasur raste kur për disa çështje urgjente kanë diskutuar me Thaçin në telefon, por thotë që pas asaj që i ndodhi Gjuriqit, ndjehet ende shumë keq, gjë që ka ‘ngrirë’ edhe raportet ndërmjet tij dhe Thaçit.
“Pas rastit të Marko Gjuriq nuk kam asnjë komunikim me të. Ndonjë herë kemi biseduar ne telefon ne raste urgjente. Por pas rastit me Marko Gjuriqin, ende ndjehenm shumë keq”, ka deklaruar Vuçiq.
Kujtojmë se Marko Gjuriq ishte arrestuar nga autoritetet kosovare pas hyrjes së tij në mënyrë ilegale brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit ai ishte sjellë në Prishtinë, dhe më pas ishte deportuar në Serbi./Periskopi/.












