Aleksandar Vuçiq për herë të parë sonte flet për një televizion kosovar

Sonte duke filluar nga ora 21:00, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jap intervistë për herë të parë në një televizion kosovar. Vuçiq do të intervistohet nga televizioni Klan Kosova, ku do të përgjigjet në shumë pyetje që do t’i parashtrohen për raportet fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Periskopi. Ndër shumë pyetje tjera, […]
Vuçiq do të intervistohet nga televizioni Klan Kosova, ku do të përgjigjet në shumë pyetje që do t’i parashtrohen për raportet fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Periskopi.
Ndër shumë pyetje tjera, Vuçiq do të përgjigjet edhe në pyetjet si më poshtë:
Cila është zgjidhja që ka gjetur Aleksandër Vuçiq për Kosovën?
Çfarë kompromisi e ka ndërmend të bëjë presidenti i Serbisë?
A e do ai bosnjëzimin e Kosovës?
Ndodhën ndonjëherë takime mes Vuçiq, Thaçit e Ramës për ndarje territoriale, apo jo?
Cili është raporti i presidentit serb me presidentin kosovar?
Si e kujton Vuçiq periudhën e luftës në Kosovë dhe a do të kërkojë Serbia falje për krimet?
Kush është shqiptari që Vuçiq do të donte ta takonte?
Ku luan ai shah me shqiptarë dhe çfarë mendimi ka për ta?
Kur do të vije në Prishtinë?
Këto dhe shumë përgjigje të tjera do t’i jep vet Vuçiq në një intervistë të rrallë për një media shqiptare.
Ndiqeni sonte në Zona B në Klan Kosova, me fillim në orën 21:00.












