Alarm në Serbi për kancerin, shkaktar kryesor uraniumi i varfëruar i bombave të NATO’s

Alarm në Serbi për kancerin, shkaktar kryesor uraniumi i varfëruar i bombave të NATO’s

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka fajësuar bombardimet e NATO’s për rritjen e numrit të personave të diagnostifikuar me kancer në Serbi. Ai ka thënë se municioni me uranium të varfëruar është njëri ndër faktorët që po shkakton kancerin tek të rinjtë atje. Por, pas kësaj deklarate të Aleksandar Vucicit, ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott, […]

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka fajësuar bombardimet e NATO’s për rritjen e numrit të personave të diagnostifikuar me kancer në Serbi. Ai ka thënë se municioni me uranium të varfëruar është njëri ndër faktorët që po shkakton kancerin tek të rinjtë atje. Por, pas kësaj deklarate të Aleksandar Vucicit, ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott, ka thënë se uraniumi i varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë, por ai nuk është i dëmshëm, ashtu siç thotë Vuçiq.

Gjatë një vizite që Presidenti i Serbisë e pati javën e kaluar në Institutin Onkologjik në Serbi, ka thënë se çdo ditë e më shumë në Serbi fëmijë po diagnostifikohen me kancer, e kjo krejt shkaku i uraniumit të varfëruar.

Ai tha se NATO kishte përdorur municion me uranium të varfëruar në bombardimet që ndodhën në vitin 1999. Madje, Vuçiq tha se Serbia do të kërkojë llogari për këtë gjë, pasi e quajti si “një krim i paprecedent”.

Por, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ambasadorit të SHBA’së në Serbi, Kyle Scott.

Ambasadori amerikan ia bëri të qartë Vuçiqit se uraniumi i varfëruar nuk shkakton rrezik shëndetësor në Serbi, e as kudo tjetër në botë ku është përdorur municion me uranium të varfëruar.

Operacioni i NATO-s erdhi pas politikave të spastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë nga regjimi serb. Ndërkaq, shenja të sëmundjeve malinje nga uraniumi i varfëruar ishin shfaqur edhe tek ushtarët të cilët ishin pjesë e misionit paqeruajtës menjëherë pas bombardimeve.

Scott tha se municioni me uraniumin e varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë dhe më pak në rajonin e Preshevës e Bujanocit, por nga ai nuk ka rrezik as në Serbi dhe askund tjetër. Kështu të paktën kanë pohuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për mbrojtje të mjedisit.

Ai ka shtuar se disa shkencëtarë serbë, epidemiologë e radiologë kanë bërë hulumtime të pavarura dhe ata nuk kanë gjetur dëshmi se uraniumi i varfëruar ka shkaktuar probleme shëndetësore në Serbi.

Në Beograd është iniciuar krijim i një Komisioni që do të hetonte dëmtimet shëndetësore nga përdorimi i municionit me uranium të varfëruar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?