Aksidenti ajror ku mbetën të vdekur 60 persona, dyshohet se erdhi si pasojë e një defekti të Iphone apo Ipad

Rrëzimi i aeroplanit të linjës Paris-Kajro që la të vdekur 66 persona, dyshohet se ka ardhur si pasojë e një Ipad apo Iphone i cili si pasojë e mbingarkesës ishte nxehur jashtëzakonisht shumë, shkruan Periskopi. E pas këtyre dyshimeve të afërmit e viktimave kanë ndërmarrë edhe veprime ligjore kundër kompanisë ajrore dhe kompanisë, Apple, shkruan […]
E pas këtyre dyshimeve të afërmit e viktimave kanë ndërmarrë edhe veprime ligjore kundër kompanisë ajrore dhe kompanisë, Apple, shkruan Dailymail, transmeton Periskopi.
Ndërkohë autoritetet franceze po përpiqen që të zbulojnë pajisjen telefonike e cila po dyshohet të jetë shkak për rrëzimin e aeroplanit.
Aeroplani i Egyptair Flight 804 ishte rrëzuar në Mesdhe, gjatë rrugës nga Parisi në Kajro, në maj të vitit 2016, duke lënë të vdekur 40 egjiptianë, 15 qytetarë francezë dhe disa anglez.
Sipas dokumenteve të prezantuara në Gjykatë, të siguruara nga TMZ, thuhet se pajisja telefonike kishte marrë flakë, dhe ishte bërë shkak për rrëzimin e aeroplanit.
Ndërkohë hetuesit francez janë duke ndjekur tre pista hetimi lidhur me rastin: Sulm terrorist, nxehje e një pajisjeje telefonike, apo edhe ndonjë defekt mekanik i aeroplanit./Periskopi/













