Aksident me të lënduar në Vragoli (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, raporton Periskopi. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë dërguar Periskopit një video, ku shihen veturat e përfshira në aksident. Sipas tyre, në këtë aksident përveç dëmeve material, ka edhe persona të lënduar. Pas aksidentit, në këtë pjesë […]
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë dërguar Periskopit një video, ku shihen veturat e përfshira në aksident.
Sipas tyre, në këtë aksident përveç dëmeve material, ka edhe persona të lënduar.
Pas aksidentit, në këtë pjesë të rrugës janë krijuar kolona.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. /Periskopi












