A mund ta quajmë Erdoganin ‘I dërguari i Zotit’

Recep Tayyip Erdogan po cilësohet si ‘I dërguari i Zotit’. Por, a është në rregull të thuhet dhe t’i atribuohet një vlerësim i tillë një njeriu, pas profetit të fundit të myslimanëve, profetit Muhamed? Ishte myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ai që para dy vitesh, kishte thënë se Erdogan është i dërguar i Allahut. Komentet […]
Ishte myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ai që para dy vitesh, kishte thënë se Erdogan është i dërguar i Allahut.
Komentet e tij, Tërnava i kishte bërë gjatë një samiti në Turqi me klerikë myslimanë nga Evropa dhe Azia, ku njëherisht kishte folur kundër organizatës së Fetullah Gulen, që në Turqi, njihet si organizatë terroriste ‘FETO’.
Duke madhëruar figurën e Erdoganit, myftiu Tërnava kishte thënë se “… ne jemi falënderues që kemi shqiptarë që janë të bekuar nga Zoti që jetojnë në Turqi, pasi që atyre u është dhuruar nga Allahu një lider i madh si Recep Tayyip Erdogan. Jemi me fat”.
Megjithëse, në kuptimin metaforik, një atribuim i tillë nuk duket se shkel ndonjë rregull islam, por, në parim, fjalia mund të jetë edhe e ndaluar në fenë islame.
Janë të njohura ‘hadithet’ (transmetimet e fjalëve të profetit Muhamed), për shembull, për çështjen e imazhit (se si dukej profeti Muhamed). Pse profeti Muhamed nuk ka një imazh?
Sipas transmetimeve islame, profeti Muhamed, nuk dëshironte të kishte të përshkruar një imazh se si dukej (dhe kjo gjë është e ndaluar në fenë islame), pasiqë ai nuk dëshironte që ‘njerëzit ta madhëronin atë’ por ‘vetëm Zotin’.
Ndërkohë, termi ‘I dërguar i Zotit’, do të mund të përdorej për njerëz pas profetit Muhamed, por rregullat islame, e cilësojnë vetëm profetin Muhamed – si të dërguarin e FUNDIT të Zotit.
Në këtë mënyrë, glorifikimi i tillë i Erdogan, do të ishte i ndaluar në islam. Sepse në këtë mënyrë, Erdoganit, i jepet një vend pothuajse i ngjashëm me profetin.
Ja lexojeni edhe deklaratën e Izetbegoviq për Erdoganin:
“Zoti ua ka dërguar Erdoganin, të cilin duhet ndihmuar që të fitojë ana e drejtë…Sepse tani e keni njeriun që Perëndia ju ka dërguar dhe emri i tij është Recep Tayyip Erdogan”.
Erdogan mund të shihet si ‘shpëtimtar’ dhe ‘i pa mëkate’ jashtë Turqisë. Ai shpesh konsiderohet si figura shpëtimtare e myslimanëve, por politika që ndjeket nga ai, shpesh është konsideruar si një lider me premisa tejet kontraverse, madje edhe diktatoriale./Periskopi/












